Goditet me makine nje punonjes i policise

Nuk i është përgjigjur thirrjes së post-bllokut të policisë për të ndaluar, përplas efektivin e rendit.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Dajlani-Stacioni i Trenit, gjatë kohës që efektivat e qarkullimit e rendit në bashkëpunim me forcat speciale të Tiranës, kishin ngritur një postbllok për kontrollin e automjeteve.
I plagosur në krye të detyrës ka mbetur inspektori i rendit Arben Luci rreth 55 vjec.
Nga hetimet e para mësohet se inspektori ka tentuar të ndalojë një automjet tip "Rexhina" me targa AA 272 CB, e cila drejtohej nga shtetasi Ledjon Kadilli .
Mësohet se Kadilli nuk i është bindur urdhërit për ndalim dhe gjatë tentativës për ikje ka përlasur efektivin.
Ky i fundit është dërguar nga kolegët në spital, ku mësohet se ka marrë një goditje të lehtë në kokë, jashtë rrezikut për jetën
Ndërkohë forcat speciale janë vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit të cilin kanë mundur ta ndalojnë në zonën e Currilave.
Drejtori i policisë së Durrësit Emri Vata, pohon se ngjarja ka qenë aksidentale, por nuk do të përjashtohen hetimet për zbardhjen e rastit në fjalë.