Ne zgjedhje 8 parti serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi 8 subjekte serbe dhe 7 shqiptare ndersa nder 14 te tjerat perfshihen 2 subjekte turke 4 boshnjake e te komuniteteve te tjera.
Ne kete kuader bazuar ne thirrjet e bera nga politikanet serbe e shqiptare nuk mungojne as pritshmerite se komuniteti serb do ti pergjigjet pozitivisht zgjedhjeve te 12 dhjetorit. Por a do te vazhdoje edhe me tutje Kushtetuta e Kosoves te garantoje 10 vende ne Kuvend per serbet pavaresisht pjesemarrjes se tyre ne zgjedhje. AAK e cila deri me tani ka qene ne opozite mendon se edhe per kete mandat serbet pavaresisht pjesemarrjes i kane 10 vende e rezervuara ne Kuvend. Nderkaq qe ne mandatet e tjera gjerat do te duhej te ndryshonin.
Jane favore te medha qe i kemi bere qe jane parashikuar ne pakon e Ahtisarit dhe jane edhe ne Kushtetuten e Kosoves eshte shprehur Melihate Termkolli anetare e kryesise se AAK-se.
Sipas analistit kosovar Enver Robelli gjithcka eshte ne duar te politikaneve serbe nese inkuadrimin ne institucionet e Kosoves e bejne per ta bllokuar shtetin e ri apo e kane pranuar ate si te barabarte per te gjithe qytetaret.
Kete nuk e shoh si problematike kjo do te thote se nese serbet e pranojne shtetin e Kosoves e pranojne si te tille nese ata e keqperdorin dokumentin e Ahtisarit atehere do te jete nje problem duke patur nje ngurtesim te fronteve politike tha Robelli.
Beogradi zyrtar gjate kater pale zgjedhjeve qe ka mbajtur Kosova vazhdimisht ka bere presion mbi serbet e Kosoves qe te mos marrin pjese ne zgjedhje. Kjo e detyroi palen kosovare qe ne mungese te pjesemarrjes te serbeve ne zgjedhje dhe ne menyre qe ky komunitet te perfaqesohet ne institucione tua fale atyre 10 vende ne kuvendin e Kosoves.