E Diel, 1 Nëntor 2026

Keshilltari i Cameron Britaniket skane qene kurre me mire

Deklarata

David Young nje ndihmes i Kryeministrit britanik Cameron dha dje doreheqjen pas shperthimit te nje stuhie politike ne lidhje me deklaraten e tij te fundit se britaniket nuk kishin qene kurre me mire pavaresisht gjithe dhimbjes financiare qe po perjetojne tani pas reduktimit te tejskajshem te shpenzimeve publike. Young 78 vjec keshilltar i Kryeministrit per biznesin e vogel u detyrua qe te kerkonte falje per fjalet e tij te thena ne nje interviste ne gazete. Menjehere pas publikimit te saj dhe reagimeve qe ka shkaktuar ai ka dhene doreheqjen. Komentet e tij jane konsideruar si te pashpirta ne nje kohe kur gjysme milione punonjes te sektorit publik kane humbur vendet e punes dhe miliona te tjere jane ne situata te renda financiare. Komentet bene qe laburistet te akuzonin konservatoret duke i quajtur ata si nje kaste pasanikesh qe nuk kane ndjeshmeri per hallet e britanikut te thjeshte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›