E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perqendrimi tek sfidat dhe betejat e reja

Lisbone Kreret e vendeve te NATO-s takim per ardhmerine e organizates

Presidenti Obama dhe udheheqes te tjere te NATO-s jane mbledhur ne kryeqytetin e Portugalise Lisbone per nje samit te aleances. Presidenti Obama tha se samiti do te rigjalleroje aleancen e 28 vendeve per shekullin XXI. NATO po shikon mundesine e zvogelimit te burokracise dhe fokusimin e shpenzimeve ne rreziqet e reja si lufta kibernetike dhe sulmet me raketa balistike. Udheheqesit po ashtu diskutojne edhe per ceshtjen e permiresimit te marredhenieve me Rusine dhe luften ne Afganistan transferimin e kompetencave ne fushen e sigurise nga forcat e NATO-s tek ato afgane. Duke folur per BBC-ne Sekretari i Pergjithshem i forcave te NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha Transferimi gradual i sigurise tek forcat e vendit do te nise ne fillim te vitit 2011 dhe shpresojme qe ky transferim gradual te finalizohet ne vitin 2014 - tha ai. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha ne nje konference shtypi ne Portugali se misioni ne Afganistan mbetej shume i rendesishem per sigurine boterore. Nderkohe mjaft agjenci humanitare i kane bere thirrje NATO-s te beje me shume ne aspektin e mbrojtjes se popullsise civile ne Afganistan. Ne raportin e perbashket te rreth 30 agjencive thuhet se ato jane tejet te alarmuara per njoftimin se kontrolli i sigurise ne Afganistan do ti transferohet forcave afgane. Organizatat humanitare thone se forcat vendase nuk kane pergatitje te mjaftueshme dhe u mungon ekspertiza hetimore. Samiti ne Lisbone shihet si nje nder samitet me te rendesishem te NATO-s ne historine e saj 61-vjecare. Kjo aleance ushtarake qe funksionoi ne kushtet e Luftes se Ftohte po kerkon te behet nje force edhe me energjike ne shekullin XXI. Ne samit do te marre pjese dhe Presidenti i Rusise Dmitri Medvedev nje sinjal ky i ngrohjes se marredhenies mes Moskes dhe Aleances.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›