“Në zgjedhjet e ardhshme LSI do të forcohet akoma më shumë”
05/08/2011 Meta te LRI-ja
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim. Në fjalën e mbajtur me këtë rast kreu i kësaj partie deklaroi se LRI-ja është fuqizuar së tepërmi, duke e konsideruar si faktor vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit. Më tej ai tha se “nga 5 anëtarë të zgjedhur në Këshillin Bashkiak në Tiranë, 3 i përkasin LRI-së, dhe kjo është në një raport shumë të drejtë me kontributin që kanë dhënë të gjithë për zgjedhjet e 8 majit, por në zgjedhjet e tjera ky përfaqësim do të jetë edhe më i madh”. Sipas tij, forcimi i vazhdueshëm i LRI-së do të thotë forcim edhe për LSI-në, çka do të çojë në stabilitetin politik në vend, duke theksuar gjithashtu se kjo parti do të vijojë të jetë faktor vendimtar për qëndrueshmërinë e politikës shqiptare. Në mbyllje të fjalës së tij lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim shtoi se “LSI-ja do të dalë akoma më e fuqishme dhe më solide për të përfaqësuar shpresat e të rinjve shqiptarë që kanë sfida të panumërta. Tre këshilltarët tanë në Bashkinë e Tiranës do të japin modelin më të mirë se si mund t’u ofrohet një perspektivë më konkrete të rinjve shqiptarë. Njëkohësisht jam i sigurt se fuqizimi i Lëvizjes Rinore për Integrim do të thotë fuqizim i Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të thotë rivitalizim i LSI-së në mënyrë të përhershme, sepse, duke qenë të rinj, ju shikoni një perspektivë shumë më afatgjatë përpara, dhe kjo është në dobi të vetë Lëvizjes Socialiste për Integrim, është në dobi të shkundjes së të gjithë atyre që përfaqësojnë LSI-në në të gjitha nivelet e qeverisjes për të punuar për sot dhe për të ardhmen, sepse, në fund të fundit, ata përfaqësojnë shpresat dhe aspiratat e gjeneratës suaj. Ata që punojnë për të ardhmen, natyrisht janë ata që gabojnë më pak, janë ata që vlerësohen më shumë”, - tha Meta.