E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta Ismaili hap gjyq për të drejtat e autorit

05/08/2011  Kallëzim për tre biznesmenë të muzikës

Studioja e cila ka kontratën e menaxhimit të Genta Ismailit ka hapur gjyq për mbrojtjen e të drejtave të autorit. Në një njoftim për mediat bëhet e ditur se “Goci Music Corporation, me bazë në Michigan,ShBA. e cila është e angazhuar në shpërndarjen e muzikës si dhe menaxhimin e biznesit muzikor të Genta Ismajlit, ka marrë shërbimet ligjore të firmës juridike First Legal Solutions me bazë në Kosovë për të mbrojtur katalogun muzikor të Genta Ismajlit, imazhin dhe paraqitjen nga keqpërdorimet në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e autorit”.

Të pandehurit në këtë rast janë Arboni, Gjilan, një distributor i muzikës në Kosovës dhe Albanote, nga Maqedonia, po ashtu shpërndarës i muzikës, të cilët lansuan katalogun muzikor dhe fotografitë të Genta Ismajlit të mbrotjura me të drejten e autorit, pa konsultim apoleje nga Genta Ismajli. I pandehuri i tretë është Albatrade, një shpërndarës i muzikës shqiptare që është duke reklamuar hitin e Genta Ismajlit "Guximi" si të përfshirë në një CD me përmbledhje të titulluar "hitet e verës", kur në fakt kënga nuk është fare e përfshirë në CD. Ata gjithashtu janë duke përdorur imazhin e saj si dhe muzikën e lansuar më parë (panter i zi), pa leje nga Genta Ismajli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›