E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në zonën eish-Fushës së Aviacionit, rrezik aksidentesh

E nderuar redaksi e gazetes “Shekulli”. Po ju shkruaj per nje problem shume te rendesishem per te gjithe komunitetin qe jeton ne zonen e quajtur ish-fusha e aviacionit ne Tirane.

Si banor i kesaj zone dua t’ju shpreh indinjaten time personale si dhe te te gjithe komunitetit per papergjegjshmerine e pushtetit, si atij qendror edhe atij lokal, ne lidhje me situaten ne te cilen banojne banoret e kesaj zone ne Tirane.

Pike se pari dua t’ju them se infrastruktura rrugore mungon teresisht ne kete zone jo me shume se 500m larg Unazes se Vogel te Tiranes.

Se dyti mungesa e infrastruktures ne nje fushe krejtesisht te hapur (dikur ka qene fushe avionesh) ka bere qe kjo fushe ekzistuese te shfrytezohet nga nje mori autoshkollash, gje qe se bashku me mungesen e nje rruge te mirefillte me sinjalistike, ka sjellë aksidente të shumta.

Se treti, ekzistenca prane ketij kompleksi banimi i repartit te helikopterave, krijon nje zhurme te tmerrshme, pluhur te pafundem si dhe rrezikun e aksidenteve ajrore.

I kerkoj pushtetit qendror dhe atij lokal te marrin masa te menjëhershme per te rregulluar infrastrukturen rrugore ne kete zone, si edhe largimin e repartit te helikoptereve. Kjo lloj situate mund te ndryshoje. Duhet te ndryshoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›