Pse e kam shumë të vështirë të besoj që është aksident
Me vdekjen e Kosta Trebickes, mendimi i parë që të vjen në mend është: Krimi eshte institucionalizuar ne pushtet.
Zoti Berisha duhet të di diçka: në një vend ku kryeministri thotë në Kuvend “do të të vras”, apo ku kryekuvendarja thotë: “doni plumb ballit”, apo “nxerreni prej zhelesh jashtë”, është e vështirë të mendojë njeriu që “aksidentet” ku vdesin pronarë mediash apo dëshmitarë VIP, janë kaq të shpeshta.
Prokuroria është përpara një sfide të madhe. Të gjithë e kuptojne qe s’eshte aksident. Njerëzit janë skeptikë. Thonë: u shua nje fshat e nuk po denohet njeri, e jo më se u vra një person, do ta mbyllin çeshtjen e asgje s’do bëhet.