E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neças-Bashës: Mundësi për financimin e tramit

TIRANE- Kryeministri cek, Neças ka garantuar kryetarin e bashkise se Tiranes, Lulzim Basha se do te konsideroje te gjitha mundesite e financimit të projektit te tramit.

Gjate takimit mes tyre, Basha e ka informuar Kryeministrin Çek me projektet për ta bërë Tiranën një qytet të zhvilluar dhe miqësor për biznesin, për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe per projektet strategjike te Tiranes. Si në takimin me kryeministrin ashtu edhe në atë me ministrin e Transporteve, Basha u ndal në mënyrë të veçantë në projektin e Tramit. Ai  bëri të ditur se synon të ndërtojë dy linja trami në kryeqytet. Njëra do të shtrihet nga zona e Kombinatit deri në Kinostudio dhe linja tjetër e tramit do të shtrihet nga terminali i ri i pasagjerëve, për të vijuar përgjatë bulevardit të ri e deri tek sheshi “Nënë Tereza.

Ne kete pike, Basha ka kërkuar nga Kryeministri cek konsiderimin e mundësive më atraktive për financimit e linjave të tramit.

“Necas ka vlerësuar vizionin e zotit Basha për zhvillimin e qytetit dhe projektet e propozuara prej tij të cilat janë një mundësi e mirë, sipas tij, për të thithur investitorë të huaj në përgjithësi dhe ata çekë në veçanti”- thuhet ne njoftimin e bashkise. Si kryeministri i një prej vendeve më të njohura në Europë per transportin publik me tramvaj,  Necas vleresoi orientimin që  Basha i ka bërë zgjidhjes së trafikut në kryeqytet dhe përmirsimit të cilësisë së shërbimit të transportit publik përmes tramit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›