E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku i Përrenjasit i përgjigjet Brixhit Bardosë: Do i vras qentë për të mbrojtur njerëzit

Share

Po ia sjellin në majë të hundës shqiptarët kësaj Brixhit Bardosë. Sa letra ka shkruar duke kërkuar që të mos vrasim qentë e rrugës. Nuk e dimë kur do i vijë edhe një letër Lulzim Bashës, i cili po ashtu është nën akuzë nga shoqatat e mbrojtjes së kafshëve se po zhduk qentë e rrugës, por së fundmi ajo i ka shkruar kryebashkiakur të Përrenjasit, duke i kërkuar që të mos vrasë qentë e rrugës.

Jam e tmerruar nga ajo që mësova, që ju doni të vrisni qentë që vërtiten rrugëve të qytetit tuaj. Si është e mundur të marrësh një vendim të tillë, ndërkohë që keni një rol etik dhe një përgjegjësi para qytetarëve që ju kanë dhënë votën dhe para fëmijëve të tyre, shkruan Bardo.

Por kryebashkiaku është i vendosur. Ai thotë se do i vrasë qentë për të mbrojtur njerëzit.

Është e vërtetë që ka marrë një email nga një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, por dua të them që Përrenjasi nuk e ka komoditetin të mbajë qentë e rrugës. Kam marrë dhjetëra telefonata nga qytetarët, dhe sidomos nga shkollat 9-vjeçare. Jam në një situatë të vështirë dhe kam lënë afat deri në datë 18, më pas jam i detyruar të mbroj jetën e qytetarëve. Kam urdhëruar asgjësimin e qenve të rrugës, thotë kryebashkiaku i Përrenjasit.

Duke iu përgjigjur letrës që  Brixhid Bardo dërgoi në adresë të tij, ky i fundit thotë se në qytet janë vendosur lajmërime edhe për orarin se kur do të do të bëhet ekzekutimi i qenve rrugaçë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›