E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nedim Bajrami huazohet tek “Al-Taawoun” në Arabinë Saudite

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, është larguar përkohësisht nga Rangers, duke u transferuar në huazim te skuadra saudite “Al-Taawoun” për sezonin 2026-2027.

Futbollisti 27-vjeçar nuk do të kishte një rol të rëndësishëm në planet e trajnerit të ‘Rangers”, Derek McInnes, ndaj klubi skocez ka rënë dakord për huazimin e tij në Arabinë Saudite.

Marrëveshja mes dy klubeve përfshin edhe një opsion blerjeje prej 2,5 milionë eurosh në fund të sezonit. Gjatë periudhës së huazimit, “Al-Taawoun” do të mbulojë pagën e mesfushorit shqiptar.

“Rangers” konfirmoi zyrtarisht transferimin, duke i uruar Bajramit suksese gjatë aventurës së tij të re.

Kështu, Bajrami nis një kapitull të ri në karrierë në Arabinë Saudite, pas eksperiencës në futbollin skocez me “Rangers”.

Në kampionatin saudit pritet të luajë edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›