Meha vazhdon me Paderbornin

Lajmin e ka bërë të ditur uebfaqja zyrtare e klubit nga Bundesliga 2 gjermane. Pasi e siguroi një vend titullari në këtë ekip, Meha u bë lojtar i rëndësishëm i këtij ekipi, duke shënuar gola dhe duke e ndihmuar skuadrën në arritjen e sukseseve gjatë këtij sezoni.
Madje, Paderborni ka ende gjasa që të kalojë në Bundesligë, sezonin që vjen.
Ai ka zhvilluar 30 ndeshje, duke shënuar gola nga faullet, por ka dhuruar edhe 10 asistime.
“Albani e ka arsyetuar besimin tonë gradualisht dhe shpejt është përshtatur me ekipin tonë, në Bundesliga 2”, ka thënë trajneri Roger Smith. “Vazhdimi i kontratës me Albanin është një sinjal i rëndësishëm për skuadrën, e cila ka një perspektivë të ndritshme”, ka shtuar menaxheri i klubit, Michael Born. Mesfushori 25-vjeçar ishte transferuar në Paderborn, vitin e kaluar, nga Eintracht Trier.