SHBA Zhvillohet sonte ceremonia e ndarjes se cmimeve Oscar

Akademia Amerikane e Filmit dhe Shkences mban sot ne mbremje ceremonine e cmimeve te pervitshme Oscar ne Hollivud te Kaliforni ku do te nderohen filmat aktoret regjisoret dhe producentet me te mire te vitit te kaluar.
Nente filma kandidojne per cmimin e filmit me te mire. Nje film i pazakonte pa ze dhe bardhe e zi Artisti eshte mes te preferuarve per te fituar nje Oscar dhe rrefen historine e nje ylli te kinematografise qe perjeton venitjen e fames se tij. Nje tjeter film i pazakonte eshte Hugo nje film tredimensional qe nderon nje pionier te filmit ku interpreton aktori britanik Sacha Baron Cohen.
Te tjere filma qe kandidojne ne kete kategori jane Mesnate ne Paris me regjisor Woody Allen Moneyball qe rrefen historine e menaxherit te bejsbollit Billy Beane dhe The Help qe flet per perpjekjet e sherbetoreve afrikano-amerikane ne familjet e bardha ne shtetet jugore dekada te shkuara.
Extremely Loud and Incredibly Close flet per nje familje qe perballet me humbjen e bashkeshortit dhe babait ne sulmet e 11 shtatorit 2001 ne New York.
Ne kategorine e filmave te huaja kandidatura qe kryeson eshte filmi iranian A separation me regjisor Asgar Farhadi dhe trajton temen e jetes se veshtire te nje cifti qe po divorcohet.
Ceremonia e sotme e 84-a e cmimeve Oscar drejtohet nga aktori Billy Cristal hera e nente qe ai kryen kete rol.