E Diel, 1 Nëntor 2026

Negociatat PD- PS Gjiknuri Jo kusht ndryshimi i sistemit. Gumi Bisedime per 52 rekomandime

Dy partite me te medha ne vend, konfirmojne se kane nisur takimet per reformen zgjedhore. Dy negociatoret Damian Gjiknuri i Partise Socialiste dhe Viktor Gumi i demokrateve konfirmojne se larg vemendjes se publikut kane vijuar bisedimet dypaleshe per reformen zgjedhore.

 “Ka komunikim me palën tjetër dhe kjo është shumë e rëndësishme për të nxjerrë një produkt të përbashkët. Këto janë zyrtare. Nuk ka rëndësi që gjërat të bëhen përpara mediave sepse kur ulen ndonjëherë dhe nuk ka zgjidhje, kthehen më shumë në një debat politik. Do të kemi një ndërmjetësim intensive nga komuniteti ndërkombëtar për të arritur një produkt të arsyeshëm duke reflektuar ato shqetësime që ka opozita, por edhe ato shqetësime që I ka shprehur maxhoranca”- tha Gjiknuri.

“Negociatat vazhdojnë”- u shpreh Gumi.

Ndersa demokratet jane me te rezervuar ne dhenien e detajeve te bisedimeve dhe opsioneve qe palet kane kane hedhur ne tryeze, socialistet duket se bien dakort qe te punohet vetem mbi  52 rekomandimet e OSBE/ ODHIR.

“Jemi duke biseduar me palën tjetër. Shpresojmë që të fillojmë sa më shpejt duke adresuar kryesisht rekomandimet e ODIHR-it, por në përgjithësi gjithë problemet kryesore janë aty. Pra, në një mënyrë apo një tjetër janë të reflektuara në rekomandimet e ODIHR”- tha Gjiknuri.

Megjithese te dyja palet bien dakort ne kete pike, sistemi zgjedhor aktual, nje pike mjaft e polemizuar duket se nuk do te preket. Kjo pasi vete socialistet pranojne se ky nuk do te jete nje kusht qe do te bllokoje negociatat per reformen.

“Ne nuk duam të kondicionojmë reformën me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pra nuk është në interesin tonë”- tha Gjiknuri.

Nga ana tjeter demokratet konfirmojne se ndryshimi I sistemit nuk eshte pjese e 52 rekomandimeve te bera nga ekspertet nderkombetare, duke rrezuar mundesine e debateve te metejshme per te.  Nje tjeter pike e debatuar mes negociatoreve te forcave kryesore politike  eshte menyra se si ata do ti drejtohen OSBE – ODHiR per asistence. Opozita ka kerkuar qe per nje pjese te reformes ti adresohen organizmave nderkombetare, ndersa demokratet mesohet ta kene kundeshtuar me argumentimin se nuk mund te trajtohet nje pjese e reformes ne tryezen e negociatave mes partive dhe nje pjese tek OSBE- OHDIR.

“Ishte Komisioni i Venecias dhe ODIHR-it. U takuan të dyja palët dhe u bë e qartë që mënyra e vetme për të ofruar asistencë është nëpërmjet Komisionit të reformës zgjedhore. Pra, përtej asaj që thuhet se partitë kanë të drejtë të drejtohen, ky ishte një spekullim. Realiteti është që ata do të punojnë me komisionin zyrtar të ngritur nga Kuvendi. Shpresojmë që dhe pala tjetër të jetë e gatshme që sa më shpejt të fillojë tavolina e reformës zgjedhore”- tha Gjiknuri.

Rovena Moçka
Azhornuar së fundi ( e premte , 28 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›