Negociatat PD-PS edhe në gusht. Xhafa: Propozim konkret nga Ruçi
Nuk ka pushime per Gramoz Rucin dhe Astrit Patozin, dy te
mandatuarit per zgjidhjen e krizes politike. Negociatat e diteve te
fundit jane ne ate pike tregon Fatmir Xhafa kur pritet nje pergjigje nga
Partia Demokratike per disa propozime te fundme per marreveshjen
politike.
"Te dy te mandatuarit e forcave respektive politike, kane biseduar dhe kane arritur ne nje nivel te caktuar duke pranuar nje sere elementesh te rendesishem per ngritjen e komisionit hetimor dhe menyren se si do te funksionoje ky komision. Gjate ketyre diteve kemi bere hapa konkrete, zoti Ruci i ka ofruar zotit Patozi propozime konkrete. Se cilat jane ato, ne c'menyre jane dhe se si do te reagoje perfaqesuesi i PD, kjo nuk me takon mua ta them. Ne jemi gati qe nese edhe sot kerkohet ta mbledhe Parlamentin, per kete duhet parlamenti te zgjidhe krizen, ne jemi gati ta votojme, te filloj punen komisioni hetimor dhe ne kushtet e ketij sezoni te nxehte vere", tha Fatmir Xhafa, deputet i PS-se.
Socialistet kerkojne te shkohet me tej ne konfliktin mes mazhorances dhe presidentit. Deputeti socialist Fatmir Xhafa fton te djathtet te nisin procedurat per shkarkimin e presidentit Bamir Topi, nese ai vertet ka shkelur Kushtetuten.
"Keta thone qe presidenti na paska shkelur rende Kushtetuten. Nese e ka shkel presidenti rende Kushtetuten, do te thote qe presidenti duhet te pergjigjet. Tani ose keta jane te papergjegjshem kur bejne deklarata te tilla, ose e gjitha eshte nje bllof. Duhet ta shkarkoje. Atehere duhet te mbledhe Parlamentin ne seancen e jashtezakonshme, ta mbledhi. Ose kjo eshte shashka e rradhes", vijoi Xhafa. Nderkohe socialistet nuk besojne se mosemerimi i Kryetarit te Gjykates Kushtetuese demton punen e ketij institucioni.
Dorian Kodra < I mëparshmi