E Diel, 1 Nëntor 2026

Punimet në Iliria ndërpriten, dëmtohen pasuritë arkeologjike

Dy investime te bashkise se Durresit, perkatesisht rivitalizimi i sheshit Iliria dhe i lulishtes tek busti i Azem Hajdarit, jane nderprere pasi Instituti i Monumenteve te Kultures ka vlersuar se ato rrezikojne pasurite arkeologjike. Per te dyja keto investime edhe inspektoriati kombetar ndertimor ka kerkuar dokumentacionin ne lidhje me procedurat e dhenies se lejes se ndertimit. Nenkyetari i bashkise se Durresit Adrian çela eshte shprehur se Instituti I monumenteve te kultures ka qene e pranishem ne te gjitha etapat qe jane diskutuar per projektin e qendres. Sipas tij ne dhenine e lejeve te ndertimit per te dyja investimet jane respektuar te gjitha procedurat ligjore.

"Bashkia e Durresit i ka pasur parasysh dhe i ka te gjithe problemet e trashegimise kulturore dhe arkeologjike. Ne kerkojme qe te behet nje rishikim i fazes se pare te kesaj pjese te sheshit Iliria ku do kete ne vend te kodres se pjerret do kete nje shkallare, pra, jo germime. Dhe ku do te perfitohet dhe nje tarrace, nga ku mund te sodiset dhe pjesa e bregdetit apo shetitores. E njejta gje eshte dhe ne sheshin e 'Azem Hajdarit", ben te ditur Adrian Cela, nenkryetar i Bashkise Durres. Debatet ne lidhje me shkaterrimin e zones arkeologjike nenkryeari çela i ka hedhur poshte duke argumentuar se jane kryer vetem veprime siperfaqesore.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›