E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja e makinave, taksa të reja pas 13 gushtit

Shitja e makinave të përdorura do të taksohet. Taksa do të aplikohet që nga 13 gushti 2010 dhe ajo shkon në llogari të drejtorisë së transportit të shërbimit rrugor. Kështu cdo qytetar që shet makinën para se të kalojë pronësinë tek një tjetër duhet të ketë paguar taksën e cila është një diferencë mes taksës së importit në momentin e futjes së mjetit në Shqipëri me taksën që përllogaritet në momentin e shitjes.

Pa paguar taksën nuk mund të bëhet regjistrimi i tij në emër të blerësit. Madhësia e taksës është në varësi të vjetërsisë së mjetit, cilindratës së tij si edhe llojit të karburantit që konsumon. Sa më i vjetër mjeti aq më e lartë është taksa, pasi për cdo vit përdorimi koeficenti rritet me 0,5. Cilindrata e mjetit është një e dhënë e pandryshuar ndërsa ka ndryshim mes mjeteve që punojnë me naftë dhe atyre me benzinë. Nafta ka një taksë fikse prej 25 lekë kurse benzina e ka taksën fikse 20 lekë.

Për ta qartësuar japim një shembull:
Një autoveture e importuar në 2010 me cilindratë 1700 që punon me naftë e prodhuar në 2006, pra 4 vite përdorim e ka taksën e importit
1700x25x0.5x4=85.000 lek
Nesë këtë veture blerësi e shet në vitin 2012 taksa e mjetit për momentin është
1700x25x0.5x6=127.500. Diferenca prej 127.500 me 85.00 pra 42.500 është taksa që duhet paguar.

Të gjitha makinat që importohen dhe shiten brenda vitit nuk paguajnë taksë pasi diferenca mes taksës së importit dhe taksës së shitjes përllogaritet me të njëtën formula, pra diferenca është zero. Po ashtu janë të përjashtuara nga taksa e shitjes edhe makinat që blihen me leasing. Të përjashtuar nga kjo taksë janë edhe makineritë bujqësore. Për të gjithë llojet e tjera të mjetit aplikohen taksa shitjeje që përllogariten nga ekspertët e drejtorisë së shërbimit të transportit rrugor. Në varësi të mjeteve këto taksa variojnë nga 500 mijë lekë deri në 5 milion lekë të vjetra.

Adi Darsi

1. Cilindrata sipas mjetit
2. Koeficenti veturat

mjetet e tjera
0.5 për vit përdorimi

0.25 për vit përdorimi
3. Karburanti nafta

benzina
25 lekë

20 lekë
Azhornuar së fundi ( e martë , 03 gusht 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›