Negociatat, komisioni hetimor në seancë të jashtëzakonshme
Partia Socialiste dhe Partia Demokrtike pritet të zhvillojnë sot negociatat e fundit ku do përcaktohet nëse do jetë e nevojshmë thirrja e një seance jashtë radhe e Parlamentit, ashtu siç u vendos në orët e para të mëngjesit të seancës maratonë të së enjtes.
Në seancën e fundit parlamentare palët nuk ndryshuan nga pozicionet e tyre. Kryemininistri Berisha u tregua i gatshëm të lëshojë gjithçka përveç hetimit sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor.
Ndërsa socialistët kërkojnë një marrëveshje me demokratët për marrjen e materialeve zgjedhore direkt nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe jo nga Arkivi i Shtetit. Kjo është pika që ka lënë deri sot palët pa një zgjidhje.
Ndërkohë si negociator për Partinë Demokratike janë ngarkuar Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi, dhe PS-ja ka zgjedhur Fatmir Xhafën dhe Damian Gjiknurin.
Ndërkaq sot pritet që t`i jepet një zgjidhje ngritjes së komisionit hetimor të zgjedhjeve të kaluara duke i dhënë kështu fund edhe problemit me zgjedhjet.