Pelhura e laicitetit
Me sa kujtoj rasti me i hershem i perjashtimit nga nje shkolle publike ne Shqiperi per shkak te mbajtjes se shamise myslimane ndodhi gati dhjete vjet me pare ne shkollen e mesme te gjuheve te huaja. Babai i njeres prej vajzave te perjashtuara nga mesimi deklaroi per shtypin ne ate kohe se e kishte shtrenguar ne fyt te bijen me shamine e saj duke e kercenuar se do e mbyste nese nuk e hiqte.
Edhe ata qe nuk jane dakord me norma fetare si mbajtja e shamise eshte veshtire te kundershtojne se se pari vajzes nuk po i imponohej shamia nga autoriteti mashkullor familjar dhe se vendosja e shamise prej saj ne kundershtim me kete autoritet ne kete rast shpreh autonomine si individ ne sfide ndaj autoritetit patriarkal.
Ne nje artikull te botuar ne gazeten Mapo profesor Artan Fuga ve ne dukje se projektiligji i ri i prezantuar keto dite nga Ministria e Arsimit nepermjet pikes 4 neni 36 qe ndalon ekspozimin e simboleve fetare ne arsimin publik parauniversitar parandalon imponimin e praktikave te tilla fetare nga ana e familjes per vajza qe nuk e desherojne kete gje me vullnet te lire. Por ky projektligj nuk do te mbronte nje vajze si ish - nxenesja e shkolles se gjuheve te huaja ne afirmimin e vullnetit te saj.
Qartazi profesor Fuga nuk mendon se mbajtja e shamise ne shkolla publike dhunon laicitetin e shkolles pasi sic ve ne dukje ai vete ai ka mbeshtetur te drejten e studenteve myslimane universitare per te mbajtur shamine.
Argumenti i tij baze ne mbeshtetje te natyres ndaluese te projektligjit ka te beje se pari me parandalimin e imponimit te praktikave te tilla nga familja dhe se dyti me ate qe ai sheh si roli percares qe sjell afirmimi i identiteteve fetare ne institucione te ngritura me qellim qe te promovojne kohezionin social.
Te dy keto argumente jo rastesisht kane qene dhe ne arsyetimin e sjelle ne debatin per ligjin qe ndalon shamine ne shkollimin parauniversitar ne France.
Por ky arsyetim duhet te injoroje specificitetin e realitetit social te bashkesive fetare ne Shqiperi i cili eshte produkt historik shqiptar.
Shumica e atyre qe perqafojne praktika fetare ne Shqiperi i perkasin nje gjenerate te re qe po eksploron ideale praktika e menyra socializimi fetar te panjohura per prinderit e tyre. Ne fakt ne shume raste kjo gjenerate e re besimtaresh eshte perballur me paragjykimet kundershtite e forma imponimi anti - fetar nga familjaret dhe mesuesit e tyre te nje gjenerate me te vjeter.
Duhet vene ne dukje gjithashtu se dhe debati ne France lindi pas venies se shamise nga dy motra hebreje te konvertuara babai i te cilave ateist i deklaruar mbeshti plotesisht aktin e vajzave te tij.
Dy motrave iu bashkangjit duke vendosur shami edhe nje vajze me origjine marokene e cila me pas hoqi dore nga ky veprim pas kercenimeve te babait te saj... musliman.
Edhe argumenti i dyte eshte pjese e nje debati midis dy koncepteve te kunderta mbi sekularizmin te njohura kryesisht si modeli francez i laicitetit dhe atij anglo - sakson. Promovuesit e modelit francez pretendojne se pranimi anglo - sakson i sjelljes se dallimeve kulturore religjioze e etnike ne sferen publike sjell ballkanizimin e shoqerise.
Oponentet e tyre kane kundershtuar duke vene ne dukje se fshehja artificiale e ketyre dallimeve nuk eliminon problemet e mundshme etniko-fetare te tilla si ato qe Franca has me emigrantet dhe pasardhesit e tyre.
Ne thelb eshte dallimi midis nje kuptimi negativ per diversitetin fetar e kulturor te nje shoqerie dhe nje vizioni qe apelon ne te kuptuarit e ketij diversiteti si pasuri qe duhet perqafuar dhe promovuar. Per kete arsye ne shkollat publike ne Shtetet e Bashkuara femijet por dhe prinderit e tyre ftohen ne ore mesimi qe te flasin per festat e fese se tyre per gatimet e vecanta me te cilat lidhet festimi i tyre etj.
Ne thelb te argumentit te profesor Fuges qendron dhe nje dallim i rendesishem ne kuptimin e etikes.
Fuga pranon se prinderit mund te nisin qe heret transmetimin e vlerave te tradites se tyre fetare por e sheh mesimin e kesaj tradite te ndare nga praktika nje koncept i etikes i lidhur me mendimin e Emanuel Kantit.
Por kohet e fundit vecanerisht ne studimin e fenomeneve fetare po fiton prominence kuptimi i etikes aristoteliane ne menyren se si eshte artikuluar nga Mishel Fuko nje kuptim mbi etiken qe thekson rendesine e praktikave qe rrjedhojne nga ligjerimi fetar.
Antropologja e Universitetit Berkli ne ShBA Saba Mahmud ne shqyrtimin e praktikave te tilla si mbulimi me shami ka kryer nje nga studimet me te rendesishme te koheve te fundit pikerisht duke pare lidhjen dhe rendesine e mesimit fetar me kodin etik qe ai prodhon pra lidhjen e ligjerimit fetar me praktikat. Ajo qe eshte e rendesishme per pasuesit e traditave fetare eshte se praktika fetare synon te krijoje nje lloj te caktuar modaliteti moral.
Arbitrariteti i mbartur ne gjykimin mbi mesimin e tradites dhe mohimit te se drejtes se praktikes imponon artificialisht modelin se si duhet te jetohet nje tradite fetare dhe se si ajo duhet transmetuar tek pasardhesit.
Kjo edhe kur Fuga ne dallim nga shume komentatore na kujton interesin primar te prinderve ne kete debat. Tek e fundit pse u dashka te besojme se disa burokrate te makines shteterore qenkan me te interesuar per te miren e nje femije sesa prindi i vet
Por po aq arbitrar eshte edhe gjykimi mbi kufirin e moshes se pjekurise. Historikisht eshte e njohur se konceptimi yne i asaj cka perben femijerine apo adoleshencen eshte konstrukt social ne fakt sic ve ne dukje kritiku kulturor Neil Postman i nderlidhur me futjen e arsimit masiv si forme e promovimit te vlerave shteterore.
Por keto kategori sipas Postman jane ne proces transformimi si rrjedhim i efektit te teknologjise ne kulture. Atehere pse pretendojme ngurtesimin e normave qe jane ne fakt ne fluks te vazhdueshem
Por mund te thote kushdo duke lexuar projektligjin prinderit apo dhe vajzat qe deshirojne te pasojne praktika fetare si mbajtja e shamise mund te zgjedhin shkollat private fetare.
Sigurisht por a nuk bie ky argument ne kundershti me idene e shkolles publike si vend ku femijet socializohen permes nje programi qe promovon kohezionin social Sigurisht laiciteti garantohet nga mungesa e promovimit ne kurrikulum te superioritetit te nje feje ndaj nje tjetre.
Ne nje kuptim te tille por qe nuk perjashton diversitetin fetar ne konsiderim te modelit amerikan femijet mesojne se ata qe i perkasin nje religjioni tjeter jane shoket dhe shoqet me te cilet ndajne hapsiren e klases lodrat librat dhe historite e tyre personale ku femijet myslimane perfitojne nese ne dite Pashkesh shoket e tyre ortodokse sjellin veze pashke dhe ndajne me ta domethenien e tyre e femijet myslimane sjellin gjate Ramazanit hurma e ndajne domethenien e tyre.
A nuk sjell kjo potencialin qe nxenesit te shohin praktikat fetare te nje feje tjeter si praktika te shokeve dhe shoqeve te tyre dhe jo si nje abstraksion me te cilin nuk jane te familjarizuar
A nuk ofron ky vizion nje potencial me te madh te bashkejeteses fetare- argumenti primar qe sjell Fuga ne mbeshtetje te projektligjit Kjo pamje gati idilike nuk pretendon perjashtimin e problemve te mundshme por as nuk perqafon naivitetin e te besuarit se shtypja artificiale e identiteteve fetare na shpeton prej tyre.
Laiciteti qendron ne garantimin e bashkejeteses fetare sic thote me te drejte Fuga por jo nje laicitet i ngritur mbi fobine ndaj fese per me teper kur dihet se ky kuptim laiciteti eshte ngritur mbi nje specificitet historik qe nuk eshte i yni ai i clirimit nga feja nepermjet nje revolucioni te dhunshem si dhe eksperiences koloniale. Narrativa jone kombetare ne te kundert qofte edhe ne nivel mitik ngrihet ne afirmimin e bashkejeteses harmonike fetare.
Paralelizmi qe ben Fuga midis bartjes se shamise dhe bezdisjes qe na sjellin spektatoret e pasjellshem qe na pengojne te shohim ekranin e kinemase edhe pse pa qellim perforcon steriotipe te perhapura mbi shamine si pengese jo per ekranin e kinemase po per Evropen. Ne dallim nga frekuentuesi i bezdisshem i kinemase nuk mund te pretendohet se prezenca e vajzave me shami pengon mesimdhenien.
Ne te kundert garanton qe shkollat publike te jene sfera ku mblidhen per tu arsimuar gjeneratat e reja te nje shoqerie pavaresisht besimit fetar qe ndjekin. Socializimi ne shkolla prodhon shpesh rebelimin ndaj tradites familjare ose nepermjet kundershtimit ose nepermjet mbitheksimit te asaj qe eshte marre ne familje.
Duke imponuar qe nxenesit dhe prinderit per te cilet keto praktika jane te rendesishme te drejtohen tek shkollat fetare jo vetem u mohojme nje sherbim te sponsorizuar nga ata vete si taksapagues por se paku teorikisht kufizojme opsionet e zgjedhjes nepermjet ekspozimit me te ndryshmen te vete nxenesve.
Ne debatin pro apo kundra shamise nuk po bejme gje tjeter vecse po projektojme paternalizimin tone mbi trupin e disa adoleshenteve duke reflektuar perceptimet tona arbitrare mbi laicitetin harmonine fetare vlerat kombetare Evropen etj. te shprehura ne bymosjen apo tkurrjen e centimetrave te bezes qe mbulon trupin femeror. Ironikisht eshte ky lloj paternalizimi sipas Fuges qe ligji supozohet te parandaloje.