E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncesionet, PS dorëzon sot padinë për Rulin

Partia Socialiste do të dorëzojë sot në prokurori dosjen për kallzim penal ndaj Genc Rulit, ministrit aktual të Bujqësisë. PS akuzon Rulin se në funksionin e ish-ministrit të Ekonomisë ka shkelur ligjet në lidhje me koncesionet minerare.

Në një konferencë për shtyp ditën e djeshme deputeti i PS-së Saimir Tahiri theksoi se PS-ja do të dorëzojë në prokuri dosjen e saktë që sipas tij paraqet të gjitha shkeljet e bëra nga Genc Ruli në kohën kur ishte ministër i ekonomisë.
 

Tahiri tha se Ruli ka shkelur ligjin duke favorizuar hapur kompaninë ACR në lidhje me koncensionin e kromit".
Ai gjithashtu ka theksuar se Ruli ka kaluar kopetencat dhe shkeljet që ka barë i ka pranuar publikisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›