E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotot dhe korrupsioni

Fotografite e kryeministrit aktual Sali Berisha me anetaret e familjes se diktatorit Enver Hoxha kane trazuar shqiptaret si rralle ndonje lajm ne kete vit. Shume thone se i kane pare me neveri foto te tilla.


Nje pjese ata me te vjetrit thone se fotot thjesht jane nje konfirmim i asaj qe dihej prej kohesh. Ka nga ata qe flasin per teori qe zhduken e rishfaqen kohe pas kohe per mundesite e nje marreveshje per trashegimin e pushtetit ne duart e komunisteve. Ata e lidhin kete me rolin e kryeministrit gjate levizjeve demokratike ne fillim te viteve 90.


Sipas tyre ai ishte njeriu kyc i Ramiz Alise ne ndryshimin e regjimit. Studiuesi Fred Abrahams ne nje liber qe do botohet se shpejti thote se kryeministri Sali Berisha me shume gjase nuk ishte as ne krahun e studenteve e as ne krahun e Ramiz Alise. Ai po luante me dinakeri lojen e tij per te qene prane pushtetit.


Nje pjese tjeter thone se fotot nuk kane rendesi per shkak se ky kryeminister ka nje seri suksesesh ne keto vite demokraci duke nisur qe nga rritja e te ardhurave per fryme te shqiptareve me dhjetera here ne krahasim me vitin 1990. Nje teze kjo qe perdoret rendom edhe nga kryeministri Sali Berisha. Mirepo shoqeria shqiptare gjendet ne nje moment ku pasi ka shijuar disa te mira materiale te sistemit te ri kerkon me shume te drejta.


Me interesant eshte reagimi i te rinjve i atyre qe pak i kane jetuar ditet e qeverisjes se Partise se Punes. Ata thone se nuk kane nevoje qe te shohin fotografite e kesaj periudhe per te kuptuar Berishen per sa kohe modeli i tij i qeverisjes eshte hibrid as diktature e as komunizem. Me shume autokraci se sa demokraci.


Ata kane me dhjetera shembuj te qeverisjes se dobet e autokratike te tij sa nuk do te duhet te gjurmojne ne te kaluaren e larget per te kuptuar Berishen aktual. Si para 8 vitesh ashtu edhe para 30 vitesh ky eshte Berisha qe ofron kete menyre qeverisje skandaloze.


Por per tu shqetesuar nuk eshte trashegimi i pushtetit ne duar komunistesh por modeli qe prodhohet.


Berisha eshte nje klonim i njerezve qe qeverisnin ne ate kohe. Ndaj eshte i drejte shqetesimi i te rinjve se modeli i tij nuk do te shuhet me largimin e tij nga politika. Ka shume pak gjasa qe Lulezim Basha apo te rinj te tjere qe vegjetojne prane tij te jene modele te tjera qeverisjeje. Ne keto kushte pesimizmi i te rinjve eshte i drejte. Berisha Nano e te tjere kane punuar si rralle ndonje udheheqes ne rajon e ne boten ish- komuniste per te mbajtur peng njerezit.


Menyra me e mire per ta bere kete eshte qe te zhdukin cdo institucion tjeter ne vend pervec partise- shtet tek e cila do te varen te gjitha shpresat. Per kete arsye nuk eshte e mundur qe si ne shume vende te tjera partite qe qeverisin shume keq te katandisen ne votime. Kjo edhe per shkak te votimeve te keqija por jo thelbesisht vetem per kete.


Megjithate kur flitet kaq shume per korrupsionin ne nivele te larta duket sikur Berisha ka fituar nje beteje tjeter ate te zhdukjes se korrupsionit ne nivele te uleta. Meqe gjithe debati eshte zhvendosur tek ndeshkimi i pushtetareve te larte duket sikur shifrat qe paraqet Berisha ne cdo fushate per dhjetera zyrtare te dores se dyte e te trete te arrestuar jane ilustrim i nje fitoreje te madhe. Por nuk eshte keshtu. Korrupsioni endemik apo i kudogjendur gjate ketyre viteve eshte bere me i rrezikshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›