Ambasadori i OSBE Zgjedhje me standarde por pa ndryshime ne Kod
Ambasadori i OSBE-se Eugen Wolfarth gjate nje vizite ne qytetin e Gjirokastres ka ritheksuar edhe nje here dje ne mesdite se zgjedhjet per pushtetin vendor qe do te mbahen ne 8 maj ne Shqiperi do te zhvillohen bazuar ne Kodin Zgjedhor qe eshte ende ne fuqi dhe kjo gje nuk paraqet asnje pengese per te garantuar zgjedhje te standardeve nderkombetare. Sipas tij ne kushtet aktuale kur duhet pak me shume se nje muaj nga dita e ketyre votimeve nevojitet angazhimi i te gjithe faktoreve dhe subjekteve politike qe organizimi i tyre te finalizohet me sukses duke respektuar nenet e Kodit aktual Zgjedhor. Sipas ambasadorit te OSBE-se Eugen Wolfarth nuk do te ishte normale dhe ne kohen e duhur nese ne momentet e tanishme do te ndermerreshin ndryshime ne nenet e Kodit Zgjedhor sepse edhe kandidatet e partive pjesemarrese ne kete gare elektorale nuk do te mundeshin te orientoheshin dhe te hynin lirshem ne keto zgjedhje pasi ndryshimet qe mund te propozoheshin per Kodin ne momentet e fundit para mbajtjes se zgjedhjeve nuk do te arrinin te pervetesoheshin prej tyre. Ambasadori i OSBE-se tha ne Gjirokaster se te gjitha propozimet qe jane hedhur ne tavolinen e bisedimeve te partive kryesore ne Tirane priten te diskutohen mes paleve megjithate kandidatet duhet te hyjne ne gare me deshiren e mire per te pasur nje proces sa me te besueshem duke respektuar nenet dhe permbajtjen e Kodit aktual. Shqiperia ka te gjitha mundesite per te pasur zgjedhje te lira e te ndershme pasi i ka te gjitha strukturat - tha Wolfarth. Gjate nje konference shtypi me gazetaret ne Gjirokaster ambasadori Wolfarth eshte pyetur edhe per problemet shume te debatuara te regjistrimit me vetedeklarim te popullsise per perkatesine etnike dhe fetare dhe qendrimin qe ka OSBE-ja ne lidhje me kundershtimet qe kane dale ne opinion nga subjekte te shoqerise civile. Duke u shmangur nga nje pergjigje e drejtperdrejte zoti Wolfarth nenvizoi se regjistrimi i popullsise pavaresisht nga keto opinione do te zhvillohet brenda ketij viti dhe se ky proces eshte disi i vonuar sepse duhet te ishte zhvilluar kohe me pare. Regjistrimi i popullsise sipas zotit Wolfarth i sherben shoqerise dhe shtetit per te bere nje planifikim zhvillimi sa me real dhe te bazuar ne te dhena te sakta ne te gjithe vendin. Megjithate ambasadori i OSBE-se nuk e shikon si dramatike shtyrjen e ketij procesi ne nje afat te mevonshem duke mos komentuar opinionet e grupeve te ndryshme qe jane kunder regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare. Nuk kam se cfare te them per kundershtimet por shikoj qe te gjithe ata qe jetojne ne Shqiperi jane qytetare shqiptare dhe nuk mendoj se duhet te jene ndryshe - tha Wolfarth.