E Hënë, 2 Nëntor 2026

Negociatat në Bruksel, çelet një tjetër kapitull për integrimin

Shqipëria çel të enjten (21 maj) një tjetër grup-kapitull për integrimin.

Kryenegociatorët në Bruksel, në konferencën e 5-të ndërqeveritare, do të hapin 8 kapituj të rinj të grupimit të 3-të mbi “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjithëpërfshirjes”.

Ky grupim përfshin transformimin digjital dhe median, tatimet, politikat ekonomike dhe monetare, politika sociale dhe e punësimit, shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, si dhe bashkimin doganor.

Mbledhja e fundit ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së u mbajt më 14 prill në Luksemburg, ku u hap grup-kapitulli mbi “Tregun e Brendshëm”.

Draft-projekti i dakordësuar me BE, parashikon që të gjithë grup-kapitujt të hapen brenda vitit 2025 dhe krejt procesi të përfundojë në vitin 2027.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›