MF: PS-ja gënjen, ekonomia në rritje

Ministria e Financave ka reaguar pas deklaratave të PS-së për shkurtimet në buxhetin e shtetit. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e kësaj ministrie i ka cilësuar si mashtrime deklaratat e PS-së duke theksuar se ndryshimet në buxhet janë përshëndetur edhe nga shefi i FMN-së Bell. Sipas zëdhënëses ekonomia shqiptare nuk është në krizë dhe masat e ndërmarra nga qeveria do të ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë.
"Tellallët e kreut të bashkisë gënjejnë pasi një ekonomi e cila është në rritje dhe me të ardhura të larta në buxhet nuk ka sesi të jetë në krizë vijoi zëdhënësja e MF-së duke shtuar se shifrat e publikuara nga tellallët e Ramës janë trillime dhe mashtrime pasi shifrat e vërteta jepen vetëm nga institucionet përkatëse dhe organizmat ndërkombëtare.