E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluksi vetem gjate nje dite nga porti i Durresit kane dale 6500 veta e mbi 1500 makina

Drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit në portin Durrësit, Saimir Boshnjaku, në një lidhje telefonike për “ABC News” ka deklaruar se vetëm gjatë një dite nga ky port kanë dalë më shumë se 6500 shtetas dhe mbi 1500 automjete.

Shqipëria, e cilësuar si një nga destinacionet turistike nga prestigjozja “Lonely Planet” dhe “Argofilia Albania” ka bërë që në kufi të merren të gjitha masat për një sezon të mbarë turistik.

Vetëm gjatë 20 ditëve të para të muajit gusht, në vendin tonë janë numëruar më shumë se 1 milion pushues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›