E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nehat Kulla, rekurs ne Gjykaten e Larte

Tirane-Nehat Kulla, i quajtur si "Gjenerali", e ka kaluar ceshtjen e tij ne Gjykaten e Larte. Dosja eshte hedhur ne short dhe do te shqyrtohet nga Kolegji Penal, me ne krye gjyqtaren Majlinda Andrea. Seanca eshte caktuar me daten 14 prill ne oren 11:20. Kulla u denua nga Gjykata e Kavajes me 20 vjet burgim, me daten 22 tetor te vitit 2008. "Gjenerali" akuzohet per vrasjen e ish-shoferit te zv/ministrit te Arsimit, Halit Shamata, 12 vjet me pare ne Kavaje. Ngjarja sipas prokurorise, ka ndodhur ne autostrade ne afersi te Golemit, me 23 korrik te vitit 1998. Referuar deklarimeve te akuzes, viktima Halim Gjuzi, ka qene duke udhetuar ne nje automjet bashke me familjen e tij, ku ishin gruaja dhe femijet. Deshmitaret kane pohuar se Halim Gjuzi eshte qelluar me arme zjarri ne prani te familjes se tij, ku ishin edhe dy femijet. Gjuzi ndodhej duke udhetuar drejt qytetit te Durresit, i shoqeruar edhe nga dy miq te tij italiane.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›