Teatri Kombëtar i Kosovës përkujton Agim Qirjaqin
TIRANE-Me rastin e vdekjes së aktorit, regjisorit, pedagogut të madh shqiptar Agim Qirjaqi, në TKK u mbajt një mbledhje komemorative. Një mjeshtër i rrallë i skenës dhe artit filmik u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Aktori i famshëm, Agim Qirjaqi, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën shqiptare. Në sallë ishin të pranishëm dashamirës të kontributit dhe punës artistike në skenën shqiptare të kolegut të tyre, të cilët iu bashkuan homazhit duke bashkëndjerë dhembje për humbjen e aktorit. "Në këtë takim të përmortshëm na ka mbledhur dhembja, pikëllimi dhe nderimi për njeriun e madh të skenës teatrore e filmike kombëtare, aktorin, regjisorin dhe pedagogun e shquar, maestro Agim Qirjaqin, të cilin vdekja e parakohshme e mori atëherë kur ai do të mund t'i jepte kreacione të tjera të mrekullueshme artit magjik të skenës dhe artit tonë të shtatë", - u shpreh Bekim Lumi, regjisor. Lumi nuk ndalej së shprehuri ngushëllimet më të thella për këtë humbje, duke na afruar edhe më shumë me imazhin e tij. "Për ata që kanë pasur nderin dhe privilegjin ta njohin nga afër apo të punojnë me të e të mësojnë nga ai, vdekja e tij është një humbje e përmasave të mëdha jo vetëm për teatrin e kinematografinë, por edhe për artin dhe për kulturën kombëtare", - tha Lumi. Zëvendësambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Xhevat Mustafa, ishte pjesë të pranishmëve në këtë mbledhje komemorative, edhe ai nuk la pa shkëputur një pjesë të jetës së tij, pjesë në të cilën pa dyshim, kishte vend mjaft të rëndësishëm aktori i madh. "Agimin e kam njohur nga afër për shumë vite, rreth 20 viteve, kemi punuar bashkë në radio 'Tirana', falënderoj organizatorët, drejtuesit e TKK-së për këtë ceremoni sa njerëzore aq dhe vëllazërore, sepse me humbjen e parakohshme të Agimit, teatri dhe filmi shqiptar kanë humbur një nga ikonat e tyre. Agim Qirjaqi ishte një aktor i madh, një regjisor i madh, por ishte edhe një njeri i madh", - u shpreh Mustafa. Një nga regjisorët kosovar, i cili pati rastin të punojë me talentin e Agimit, është regjisori Ekrem Kryeziu. "Kam pasur nderin dhe kënaqësinë të punoj me Agim Qirjaqin, takimi me të ka qenë i rastësishëm. Ka luajtur në filmin tim "Viktimat e Tivarit", rol ky i menduar për Sulejman Pitarkën, mirëpo ai ishte në moshë dhe kishte frikë se mund ta luante një rol çfarë ishte ai që ja ofrova unë, mosha nuk ia lejoi. Agim Qirjaqi e lexoi dhe i pëlqeu shumë, të them të drejtën unë s'e kisha menduar atë rol ashtu si e realizoi Agim Qirjaqi, jam shumë i bindur që shumë më bukur e ka luajtur Agimi se sa e kam paramenduar unë. Ai në rol e ka futur gjithë talentin e tij, intelektin e tij", - u shpreh Kryeziu. Gjithashtu, në këtë takim u lexua telegrami i dërguar nga (ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit), Valton Beqiri, për homologun të tij nga Tirana, Ferdinand Xhaferri, (Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Shqipërisë). Në këtë telegram ngushëllimi thuhet: "Me lejoni që t'ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella, me rastin e vdekjes së aktorit dhe regjisorit të shquar të teatrit dhe të kinematografisë kombëtare, 'Artistit të Merituar', Agim Qirjaqi. Vdekja e tij e parakohshme është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për artin teatror dhe filmik shqiptar, përgjithësisht për kulturën kombëtare". Në shenjë homazhi për kujtimin e Agim Qirjaqit, gjatë ceremonisë u ekzekutua një muzikë filmi nga violinisti Gëzim Latifi.
(d.b/GSH/BalkanWeb)