Bashkia nis regjistrimin e ambienteve për akomodim
01/04/2010 Sezoni turistik, u mblodhën pak të ardhura nga taksat
DURRES- Bashkia ka nisur të investigojë në terren numrin e hoteleve, moteleve dhe apartamenteve që do të akomodojnë pushues në sezonin e verës. Departamenti i taksave pranë Bashkisë së Durrësit ka mundur të mbledhë fare pak para si taksë e fjetjes në hotele një vit më parë, shumë e cila nuk ka kaluar më shumë se 3 milionë lekë, ndërkohë që llogaritet se fshihen edhe mbi 4 milionë lekë të tjera nga ky aktivitet. Departamenti përkatës në bashki ka theksuar se në të gjitha Durrësin numërohen vetëm 50 hotele të regjistruara. Një pjesë e tyre klasifikohen si hotele me pak shtretër, kurse të tjerë me sasi të konsideruar dhomash. Ka hotele që kanë jo më shumë se 25 dhoma, ndërsa hotelet që janë të futurë edhe në kalendarët e guidave të turistëve të huaj kanë 50-100 dhoma sipas sipërfaqes e kateve të ndërtimit të objekteve akomoduese për pushues e turistë. Në bashki është pranuar se ka edhe një numër të konsideruar hotele e motele që nuk janë fare të regjistruar dhe që zhvillojnë aktivitet e“biznes nate” në mënyrë të kundërligjshme. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në qendër të qytetit të Durrësit, në anë të rrugës për në veri të qytetit, për në Currila dhe në Plazh. Bashkia ka në administrim veç qytetin edhe vijën bregdetare në veri deri në kufi me komunën Katund i Ri me fare pak hotele dhe deri tek Shkëmbi i Kavajës, në kufi me komunën Rrashbull, ndërkohë që një numër jo i vogël hotelesh e motelesh gjenden edhe në Shkozet dhe përgjatë unazës së vjetër të Plazhit. Një problem i tillë ka vite që diskutohet gjithandej, por regjistrimi i të gjithë hoteleve që ushtrojnë aktivitet në Bashkinë e Durrësit vijon të mbetet i pamundur për shkak të komprometimit, presioneve, lidhjeve që kanë pronarët me politikën dhe shtetit etj.