E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen 285 kg kanabis, kapen 4 persona

GJIROKASTëR- 285 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sattiva u bllokuan në orët e para të ditës së sotme në lagjen "Zinxhira" nga policia e Gjirokastrës, ndërkohë që u ndaluan në kushtet e flagrancës 4 persona si posedues të saj.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bëni të ditur se "gjatë aksionit u ndaluan shtetasit Andi Kurti, 41 vjeç, Selami Lushkaj, 37 vjeç, Eglivan Atija, 28 vjeç dhe Eduart Lushkaj, 19 vjeç, që të gjithë lindur dhe banues në qytetin e Fierit si dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 automjete, 7 aparate celularë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash".
Policia tha se të lënda narkotike ishte ndarë në 17 thasë plasmasi dhe ishte fshehur në automjetin tip "Fiat", me targa EL 9949 B, ndërsa automjeti tip "Benz" me targa të huaja EJ 55 USV, po shoqëronte mallin e jashtëligjshëm.
Ky është rasti i pestë gjatë këtij që Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bllokon një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.

Një javë më parë, policia lokale bllokoi në malin e Sopotit, mbi fshatin Lazarat, rreth 10 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, 180 kg lëndë narkotike kanabis sattiva, ndërsa ndaloi në flagrancë 2 shtetas dhe shpalli në kërkim tre të tjerë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›