E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nelson Mandela mbush 94 vjeç

Nelson Mandela mbushi 94 vjeç të mërkurën e megjithëse është tërhequr nga jeta publike, një studim i kohëve të fundit tregon se heroi jugafrikan është emri i dytë më i njohur në botë, pas ‘’Coca-Colës’’. Atë e duan të gjithë dhe ish-presidenti jugafrikan kontrollon përdorimin e imazhit të tij përmes një lufte të përditshme të fondacionit të tij. Të gjelbra, të kuqe, me viza… koleksioni i ri i linjës 4-66-6-4, i ngjan stilit të këmishave që vesh Nelson Mandela. Kjo linjë veshjeje filloi vitin e kaluar dhe ka marrë si markë numrin e të burgosurit që kishte Nelson Mandela në burgun e Ishullit Rooben. Por drejtori ekzekutiv i firmës, Wayne Bebb, thotë se ai nuk është duke shfrytëzuar famën e presidentit të parë me ngjyrë të Afrikës së Jugut. Me të vërtetë, fytyra e zotit Mandela nuk është vënë në rroba. Por logoja e kompanisë ka dorën e tij. Kjo me sa duket nuk përbën problem për Qendrën e Kujtimit të Nelson Mandelës. Kjo organizatë është ngarkuar për të kontrolluar komercializimin e imazhit të Nelson Mandelës.
Zëdhënësja e qendrës, Sello Hatang, thotë se përpjekjet e komercializimit janë të jashtëzakonshme, që nga ora, bluza, filxhanë dhe madje edhe linja ushqimesh të çastit, që duan të përdorin pa autorizim emrin e Mandelës. Fondacioni ka një numër mjetesh ligjore për të mbrojtur emrin e Mandelës. Fondacioni Mandela jep pëlqimin për mallra të ndryshëm që lidhen me ish-presidentin jugafrikan. Disa prej tyre madje kanë shkaktuar debate. Disa vjet më parë Organizata Mandela 4-66-6-4, që meret me parandalimin e virusit HIV, hyri në partneritet me firmën e prodhimit të mallrave luksoze Mont-Blanc për prodhimin e një rrethi për kyçin e dorës me numrin e famshëm të burgut. Kritikët thane se ky prodhim kaq luksoz nuk i përshtatej modestisë së Mandelas. Por jo çdo nismë që mben emrin e Mandelës përdoret për fitim, disa prej tyre janë për aktivizëm, përfshirë Ditën e Mandelës, që festohet çdo vit më 18 korrik. kjo ditë inkurajon afrikanojugorët dhe të gjithë njerëzit të përfshihen në aktivitete në shërbim të komunitetit dhe të ecin në gjurmët e zotit Mandela.  
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›