Nikoliç: Do t`i udhëheqja vetë bisedimet me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolliç ka deklaruar se nga publiku është fshehur një pjesë e marrëveshjeve me Prishtinën në Bruksel dhe se me këto “zgjidhje në dukje të parrezikshme”, Beogradi “po e çon vetë Kosovën drejt pavarësisë”.
Në një intervistë për “Veçernje Novosti”, Nikoliç theksoi se në përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale në tabelë do të shkruhet vetëm “Kosova me një yll”, por pa fusnotë.
“Ndërsa edhe në veri, serbët nuk duhet të regjistrohen por vetëm kusht që të nënshkruhen si shtetas të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Nikolliç.
Presidenti i ri serb, ka thënë gjithashtu se pas formimit të Qeverisë do të mbledhë të gjithë figurat e rëndësishme për të gjetur një platformë për dialogun për Kosovën, si dhe do të inistojë që në “bisedimet politike për Kosovën, përveç BE-së të përfshihet edhe OKB-ja.”.
Ai ka thënë se Kosova nuk është problem i vetëm një njeriu dhe për këtë arsye kërkon konsensus. “Me kënaqësi do ta merrja këtë përgjegjësi historike(për zgjidhjen e çështjes së Kosovës)”, ka thënë Nikolliç, duke thënë se pas arritjes së platformës së përbashkët mund të shkohet në bisedime.
Ai ka vlerësuar se arma më e fuqishme e Serbisë është lufta për ruajtjen e integritetit territorial dhe se nuk do të lejojë që shteti i Kosovës të bëhet anëtar i OKB-së.
“Nëse për këtë e bindim edhe Prishtinën edhe bashkësinë ndërkombëtare, e në veçanti ata që na bëjnë presion, atëherë bisedimet do të shkojnë më lehtë. Jam i gatshëm që të bëjë propozime siç është statusi i gjermanëvee në Belgjikë”, ka thënë Nikolliç, në pyetjen nëse ka ndonjë plan konkret për Kosovën.
Nikoliç ka vlerësuar se nëse Kosova bëhet kusht i Serbisë për hyrje në BE, atëherë e njëjta gjë duhet bërë edhe për pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Nëse nuk del nga BE një anëtar që nuk e ka njohur Kosovën, atëherë duhet të pranohet edhe tjetri që nuk e ka njohur. Ky kusht joformalisht qarkullon në ajër, dhe në këtë këmbëngulin zyrtarët e shteteve që e kanë njohur Kosovën”, ka thënë ai, duke shtuar se për të Kosova është pjesë e Serbisë.