E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja nga ngufatja merr cmim special ne Paris

Prishtine 21 dhjetor NOA - Koleksioneve te cmimeve qe ka marre deri tani filmi kosovar Vdekja nga ngufatja i eshte shtuar edhe nje tjeter. Rrefimi i nje te riu shqiptar cili emigron ilegalisht ne Gjermani ne kerkim te nje jete me te mire eshte kurorezuar me cmimin special te jurise ne edicionin e 33-te te festivalit te filmit shkollor Recontres Henri Langlois.

Filmi me regji dhe skenar te Visar Morines eshte shperblyer ne festivalin qe mbahet ne kryeqytetin francez e qe kete vit ka grumbulluar mbi tridhjete regjisore nga 22 vende te ndryshme te botes.

Filmi tridhjete minutash protagoniste te se cilit jane aktoret nga Kosova Astrit Kabashi dhe Gresa Pallaska se fundi eshte emeruar filmi me mire i shkurter nderkombetar ne Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Tirane.

Regjisori i Vdekja nga ngufatja Visar Morina ka shpjeguar se projekti i tij filmik gjate muajit dhjetor eshte shperblyer me tri cmime.

Pervec cmimit ne Paris dhe Tirane kemi marre edhe cmimin special te jurise ne Skena UP dhe me vjen shume mire pasi ky fakt eshte lloj mirenjohjeje per punen time ka thene Morina.

Ai ka shtuar se cmimet qe ka marre deri tani me filmin Vdekja nga ngufatja dhe pjesen me te madhe te suksesit ua ka adresuar aktoreve. Ne kete faze qe jam une eshte e rendesishme qe te gjej sa me shume dyer te hapura me projektet e mia. Keshtu qe cmimet ma lehtesojne kete pune ka thene Morina. Po ashtu meritat u shkojne edhe aktoreve ne rolet kryesore te cilet jane fenomenale ka shtuar ai.

a.k/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›