E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nen drejtimin e Kryeministrit Pandeli Majko dhe ne prani te nje numeri anetaresh te Kabinetit te tij, Prokurorit te Pergjithshem dhe drejtuesish te institucioneve qendrore, u zhvillua mbledhja e Komi

Nen drejtimin e Kryeministrit Pandeli Majko dhe ne prani te nje numeri anetaresh te Kabinetit te tij, Prokurorit te Pergjithshem dhe drejtuesish te institucioneve qendrore, u zhvillua mbledhja e Komitetit Nderministror per Antikorrupsion. Ne kete mbledhje u diskutua Plani I Veprimit per Parandalimin dhe Luften kunder Korrupsionit, I cili se shpejti pritet te kaloje ne Qeveri.
Ministri I Shtetit prane Kryeministrit, Ndre Legisi, theksoi ne takim se Plani I Veprimit qe po diskutohet sot eshte fryt I nje pune dy vjecare. Perpagitja e tij ka kerkuar angazhimin dhe konstributin e institucioneve qendrore te shtetit, atyre te pavarura dhe te shoqerise civile. Kjo e ka bere Planin e Veprimit per Parandalimin dhe Luften kunder Korrupsionit nje dokument me baze te gjere diskutimi.
Ky Paln Veprimi, theksoi Ministri Legisi, synon forcimin e strukturave perkatese dhe zbatimin e ligjit, rritjen e efektivitetit te administrates
publike dhe bashkepunimin me shoqerine civile. Ky Plan Veprimi shoqerohet me nje matrice perkatese, ne te cilen jane percaktuar detyrat dhe afatet kohore te zbatimit te tij.
Anetaret e tjere te Komitetit Nderministror per Antikorrupsion, perfshire ketu edhe perfaqesuesin e OSBE-se, qe merrte pjese ne mbledhje, e vleresuan pergatitjen e ketij dokumenti. Ata u shprehen se tashme duhet angazhimi konkret I te gjitha institucioneve qe ngarkon me pergjegjesi ky document per ta zbatuar ate ne praktike. Edhe Prokurori I Pergjithshem, Theodhori Sollaku, u shpreh se Plani I
Veprimit per Parandalimin dhe Luften kunder Korrupsionit e ndihmon mjaft organin e akuzes.
Ndaj,per te realizuar objektivat e tij, duhet te forcohen strukturat qe merren me luften kunder korrupsionit. Ministri I Rendit, Stefan Cipa, e shikon hartimin e ketij dokumenti te rendesishem te lidhur ngushte me
forcimin e bazes ligjore per parandalimin dhe luften kunder korrupsionit, forcimin e masave hetimore dhe rritjen e efikasitetit te goditjes kunder krimit te organizuar.
Kryeministri Majko vuri ne dukje ne takim perkushtimin e Qeverise qe ai drejton per te luftuar korrupsionin ne te gjithe hallkat e tij. Ai nenvizoi punen qe po ben Qeveria per te eleminuar edhe ato fenomene me te cilat ndeshet qytetari ne veprimtarine e perditshme, te cilat jo rralle nxisin veprimtari korruptive. Keshtu Kryeministri Majko permendi hapjen e procesit, kontrollin dhe shkurtimin e afateve per licensim, informatizimin e procedurave te gjendjes civile etj. Kryeministri Majko insistoi ne kete takim edhe per nje transparence te plote ne zbatimin e Planit te Veprimit Antikorrupsion nga te gjitha ministrite dhe institucionet qendrore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›