Dje, në datën 9 korrik 2002,u zhvillua analiza 6 mujore e MBU. Gjatë analizës, Ministri Agron Duka, theksoi se bujqësia mbetet ende sektori strategjik i ekonomisë shqiptare dhe një nga cështje
Dje, në datën 9 korrik 2002,u zhvillua analiza 6 mujore e MBU. Gjatë analizës, Ministri Agron Duka, theksoi se bujqësia mbetet ende sektori strategjik i ekonomisë shqiptare dhe një nga cështjet më delikate në procesin e integrimit të vendeve në BE.
Theksi u vu në objektivat kryesore si:
- Zhvillimi i kapaciteteve institucionale për imlementimin e politikave bujqësore, në prespektivën e integrimit Rajonal e Europian të bujqësisë shqiptare
- Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti janë përgatitur dhe miratuar gjithsej 11 akte ligjore e nënligjore nga të cilat 2 ligje dhe 9 vendime të Këshillit të Ministrave
- Pëkrahje dhe politika për një rritje të qëndrueshme të prodhimit bujqësor e blegtoral, për rritje të aftësisë konkuruese të prodhimeve bujqësore në tregun e vendit, rajonit dhe atë të BE-së. Është punuar në drejtim të administrimit të tokës dhe problemet që ka nxjerrë reforma; për administrimin e ujërave, stimulimin e prodhimit bimor dhe blegtoral; forcimin e inspektoriateve veterinare dhe fito-sanitare, nxitjes së eksporteve, rritjes së kontrollit për cilësinë e ushqimit, etj.
- Rritja e sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit
- Ruajtja dhe administrimi i burimeve natyrore, në përputhje me normat dhe rregullat e BE
- Për vitin 2002 – Sistemit të bujqësisë dhe ushqimit i janë akorduar 6 miliardë e 36 milionë lekë. Si 6 mujor realizimi i fondeve buxhetore në total është 90%.