Nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit çelet ekspozita Harmoni besimi, me punime të piktorit të mirënjohur, Gjovalin Paci.
Harmoni besimi është ekspozita më e re dhe e veçantë e çelur me punime të artit pamor, të piktorit të njohur Gjovalin Paci, nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Ekspozita paraqiti rreth 100 punime me teknikë të ndryshme artistike, në mjediset e Universitetit Europian, Tiranë.
Tema e ekspozitës, harmonia fetare është shumë e veçantë. Ajo i përket shpirtërisht kombit shqiptar si një model i jashtëzakonshëm dhe si vlerë shumë e çmueshme e trashëguar në shekuj dhe kombi shqiptar mund t'ia përcjellë këtë model edhe vendeve të tjera.- u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Harmonia fetare është shprehje e një civilizimi të thellë të një qytetërëmi të madh të kombit tonë, dhe piktori Gjovalin Paci e ka shprehur këtë, me vepra shumë të veçanta.
Piktori Gjovalin Paci shprehu falenderim dhe vlerësim për mbështetjen që Kryetarja e Kuvendit i dha çeljes së kësaj ekspozite.
Ekspozita Harmoni besimi ka pëcjellë kompozime me teknikë të lartë të punimit të akrelikut në telajo, në rrjetë, pastel e karbon.
Në formë rrethore vjen koncepti Harmoni besimi ku simbolet reale dhe abstrakte, shprehin marëdhëniet mes besimeve si harmoni shoqërore.
Rektori i Universitetit Ardian Civici tha se ekspozita Harmoni besimi shpreh një temë shumë të ndjeshme për shoqërinë tonë, si një vlerë e rrallë civilizimit.
Ai vlerësoi veçanërisht mbështetjen që Kryetarja e Kuvendit, i jep zhanreve të artit dhe kulturës, me tema të tilla. Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që një ekspozitë e një piktori të madh, mbahet në mjediset universitare, ku projektohet e ardhmja europiane e shoqërisë. Në çeljen e ekspozitës morën pjesë piktorë, artistë, anëtarë të stafit akademik, intelektualë dhe studentë të Universitetit Europian të Tiranës.