E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në Forumin Balanca gjinore sfidë e integrimit të Shqipërisë në BE: Sistemi i ri elektoral do të sjellë një përfaqësim të kënaqshëm të grave në Parlament.

    Nëse  ekziston një vullneti I lidershipit të partive, me sistemin e ri elektoral propocional-  rrajonal, në Parlamentin e ardhshëm do të kemi një përfaqësim të kënaqshëm të grave në Parlament. Ky sistem synon ti japë fund mentalitetit të burrave me muskuj në politikë. -Me këtë mesazh iu drejtua sot Forumit Balanca gjinore sfidë e integrimit të Shqipërisë në BE- mbajtur sot në Fakultetin Filologjik të Tiranë organizuar nga Shkolla e Studimeve Europiane në bashkëpunim me Ambasadën franceze.   Në këtë forum merrnin pjesë rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, anëtarë të stafit akademik, deputete, pjesëmarrës të shoqërisë civile, studentë etj.   Në hapje të takimit drejtoresha e Shkollës e Studimeve Europiane, Nikoleta Mita vlerësoi si qenësor, angazhimin e Kryetares së Kuvendin në fushatën e rritjes së pjesëmarrjes së gruas në politikë.   Kryetarja e Kuvendit tha se tema e balancës gjinore në pjesëmarrje dhe vendimarrje në politikë, është çështje e së drejtës e përfaqësimit në demokraci, dhe veçanërisht çështje sociale. Sipas saj përcaktimi I kuotës 30 % të grave në listat elektorale , krijon mundësi që politika të bëhet më selektive edhe në përzgjedhjen gjinore.
 Një demokraci është deficitare nëse barazia gjinore nuk  gjen hapësirë në përfaqësimi politik. E drejta e gruas për tu përfaqësuar në jetën politike është e sanksionuar në kushtetutë. Vetëm gruaja di të japë një dimension më human, vendosmëri më të fortë dhe ndjeshmëri më të madhe, zhvillimit politik, social e ekonomik të një vendi .   Më tej Kryetarja e Kuvendit shpjegoi  për audiencën,  përvojën e saj të gjatë politike duke u shprehur se në politikë nuk ka asgjë më të rëndërishme, sesa eksperienca. Janë provat që ti përballesh në situate të caktuara , që të ndihmojnë të përballesh për të kuptuar se ku je në raport me veten, me kolegët dhe me homologët e tu  ndërkombëtarë -, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.   Në fjalën e saj Ambasadorja franceze Maryse Daviet analizoi rrrugëtimin e gjatë dhe të vështirë që kanë bërë gratë franceze për të ritur kuotat e pjesëmarrjes në drejtimin e institucioneve, pjesëmarrjes në qeveri, parlament dhe sektorë të tjerë të jetës publike.
Megjithë rolin shumë aktiv që luajnë gratë në mentalitetin e shoqërisë franceze, vetëm pas vitit 2000 ne kemin bërë të mundur miratimin e një legjislacioni shumë të rëndësishëm për rritjjen e kuotës së grave në Parlament u shpreh ambasadorja franceze.   Më tej pjesëmarrësit në takim analizuan problemet dhe mundësitë reale që krijon sistemi i ri elektoral për rritjen e pjesëmarrjes së grave në Parlament. Gjatë fjalës së tyre ekspertë të ndryshëm vlerësuan vullnetin që ka shprehur mazhoranca e djathtë në plotësimin e legjilsacionit për barazinë gjinore, si hartimi i një strategjie dhe një ligji të ri për këtë çështje.                                    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›