Ministri Ruli zbardh projektin e hidrocentraleve të Devollit
-Projekti për kaskadën e lumit Devoll është një investim 950 milionë euro, me kapacitet 320 MW dhe hapen 5 mije vende të reja pune
Sikundër media e bëri të njohur dje dhe publiku shqiptar u vu në dijeni, midis qeverisë shqiptare dhe grupit të kompanive ENV dhe STATKRAFT u nënshkrua marrëveshja e kontratës koncensionare për ndërtimin e hidrocentraleve të kaskadës së Devollit, me një vlerë investimi të përafërt prej 1 miliard Euro dhe me një fuqi të instaluar prej 320 MW. Në interes të publikut dhe të medias do të doja te jepja disa shpjegime më shumë për aspektet finaciare dhe teknike të këtij projekti, për ndikimin dhe impaktin e këtij projekti në sistemin tonë energjitik, si dhe përfitueshmërinë që ka ekonomia shqiptare nga ky projekt.
Përfitimet për popullsinë shqiptare, qeverinë dhe mjedisin
TRE HIDROCENTRALE MBI LUMIN DEVOLL
Kapaciteti: ~320 MW
Prodhimi: ~1.000 MWh
Tunele: ~62 km
Investime: ~950 Milion EUR
Projekti përbëhet nga një konçension i formës BOT për tre hidrocentrale përgjatë lumit Devoll, dy prej të cilëve do të ndërtohen dhe i treti, HEC i Banjës do të përfundohet mbi punimet e mëparshme të ndërtimit që janë nisur gjatë fundit të viteve tetëdhjetë nga qeveria shqiptare. Në total, vëllimi i investimit për zbatimin e projektit vlerësohet të jetë më shumë se 900 milionë Euro, dhe më shumë se 30 000 persona në vit do të punësohen gjatë periudhës së planifikimit dhe ndërtimit. Qeveria do të siguronte në total një shumë prej 1 miliardë eurosh, përmes taksimit të projektit si dhe veprimtarive të tjera të lidhura me të.
Dobitë e Projektit të Devollit
1. Përmirësim i sigurisë së furnizimit me energji
Sektori i energjisë elektrike në Shqipëri do të një përfitues i drejtpërdrejtë i Projektit të Devollit, duke qenë se ndërtimi i tij do të sillte një përmirësim të sigurisë së furnizimit me energji elektrike të Shqipërisë. Vlerësohet se prodhimi mesatar vjetor i energjisë në këtë projekt mund të arrijë deri në nivelin 1 Tv/h, një sasi kjo mbi nivelet maksimalë vjetorë të ndërprerjeve të energjisë që janë rregjistruar në Shqipëri gjatë dekadës së fundit.
2. Rritje e stabilitetit të sistemit
Ndërtimi i Projektit të Devollit do të rriste stabilitetin e sistemit, për shkak të pozicionit të tij strategjik pranë kryeqytetit, i cili është konsumatori kryesor në vend si për familjarë ashtu edhe për industrinë, por është gjithashtu edhe pranë Elbasanit, që është qyteti më i afërt dhe në të njëjtën kohë një qendër industriale e rëndësishme (shumë industri të rëndësishme dhe konsumatorë të mëdhenj të energjisë e kanë vendndodhjen në Elbasan, si uzina e ferrokromit, e çelikut, fabrika e çimentos etj) si dhe një nyjë e rëndësishme energjetike për Shqipërinë (linja 400 kV e transmetimit nga Greqia përfundon në transformatorin 400 kV të Elbasanit). E gjithë kjo do të mundësonte akses dhe shpërndarje pa probleme për konsumatorët. Projekti i Devollit, me tri hidrocentralë shumë fleksibël të cilët do të jenë në punë gjatë orëve të pikut do të mundësonte më shumë eksporte të energjisë elektrike të shpërndarë në rrjet e si pasojë, do të kontribuonte në përmirësimin e funksionimit të tregut të energjisë elektrike.
3. Zhvillim i tregut të energjisë elektrike
Një hyrje e re private në tregun e prodhimit të energjisë elektrike, siç është Projekti i Devollit, do të kërkonte një mekanizëm të përshtatshëm të funksionimit të tregut, i cili mundëson zgjidhje dhe alternativa të orientuara nga biznesi, të cilat garantojnë vazhdueshmërinë e investimeve në sistemin e energjisë elektrike dhe efiçencën në menaxhimin e burimeve të disponueshme.
4. Optimizimi i Kaskadës së Lumit Devoll
Implementimi i Projektit të Devollit në tërësinë e tij nga të njëjtat kompani, ka në vetvete avantazhin e madh të optimizimit të plotë të kaskadës së Lumit Devoll përmes tre hidrocentralëve të planifikuar, gjë që do të ishte e vështirë të sigurohej në një tjetër skenar, pra të ndërtimit të secilit hidrocentral nga tre kompani të ndryshme.
5. Përfitimi nga prioritarizimi I përfundimit te hec-it te Banjës
Një përfitim shume i rëndësishëm i këtij projekti, do te vije nga prioritarizimi i përfundimit te HEC Banje. Siç e dini ndërtimi i këtij HEC është ndërprerë rreth 20 vjet me pare, duke e kthyer strukturën ekzistuese te tij ne një risk ambiental për pasurinë dhe jetën njerëzve qe ndodhen ne afërsi te tij. Një nga arsyet e dhënies se këtij koncesioni, ka qene dhe marrja përsipër e përfundimit te digës se HEC Banje ne parametra dhe standarde evropiane për sa i takon jetëgjatësisë dhe sigurisë. Për këtë arsye koncensionari ka detyrimin qe te mbaroje këtë HEC Brenda 36 muajve (3 viteve) nga fillimi i punimeve.
Përveç kësaj, për te minimizuar riskun ekzistues derisa te mbarojnë punimet, i është kërkuar koncensionarit te kryeje disa ndërhyrje emergjente përpara fillimit te punimeve për Projektin, me qellim pastrimin dhe sjelljen ne gjendje funksionale te kanaleve te shkarkimit ekzistuese.
Vlen te theksohet ne përgjithësi, se punimet dhe standardet e sigurisë se digave ne këtë projekt, do te jene ne respekt te standardeve dhe praktikave me te mira evropiane.
Përfitimet Ekonomikë për Shqipërinë
Rritje e punësimit:
Faza e ndërtimit
Direkt: 5 000 vetë në 6 vjet
Indirekt: Të paktën 2500 vetë për 6 vite
Paga direkt: 120 milionë Euro
Paga indirekt: 60 milionë Euro
Faza Operative
• 300 vende të përhershëm pune për kompaninë joint-venture dhe furnizuesit
• Pagat (vlerësuar në terma realë): 50 milionë Euro
• Mundësi Vaditjeje në rrjedhën e poshtme të Banjës
Përfitime Ekonomikë për shtetin
Përfitimet financiarë për shtetin në një nivel prej minimumi 1 miliardë Euro, përmes rritjes së të ardhurave të qeverisë
• Të ardhura nga taksat mbi fitimin
• Të ardhurat nga taksa të tjera
• Tarifa e Konçensionit
• Të ardhurat në rrjetin e shpërndarjes
• Të ardhura nga taksimi i veprimtarive të lidhura me projektin / efekti shumëfishues
• Të ardhura nga taksimi i veprimtarive jo të lidhura me projektin / efekti shumëfishues
Përfitimet e përgjithshëm ekonomikë
• Rritje e normës së rritjes së GDP prej 2 %
• Rritje e sigurisë së furnizimit – një sistem i qëndrueshëm i energjisë elektrike
Nxitja e investimeve të huaja
Projekti i Devollit ka një rol të rëndësishëm e të trefishtë në nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Projekti i Devollit, si suksesi i parë madhor si një investim privat në sektorin e energjisë do të ndihmonte për nxitjen e investimeve të tjerë në sektorin energjetik, të cilët janë shumë të nevojshëm për përmirësimin e sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri.
Sigurimi i një sistemi modern të energjisë elektrike për Shqipërinë
Sipas legjislacionit shqiptar, Marrëveshjet e Konçensionit të Formës BOOT parashikojnë transferimin e plotë për tek shteti të aseteve të konçensionit pas përfundimit të periudhës së konçensionit.
Rritje e bashkëpunimit rajonal
Rritja e sasisë së energjisë elektrike në sistemin shqiptar të energjisë elektrike do të krijonte shanse më të mëdha për shkëmbime të energjisë elektrike brenda tregut rajonal.
Përfitimet financiarë:
• Të ardhurat nga taksa mbi fitimin
• Të ardhurat nga tarifa e konçensionit
• Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës, blerja e tokës, ripyllëzimi
• Të ardhura nga taksa të tjera
Impakti mbi ekonominë:
Kapaciteti i projektit në funksionim të plotë do të ishte mesatarisht një GËh në vit, që me çmimin mesatar me shumicë në momente piku prej 80 Euro/MËh do të gjeneronte 80 milionë Euro në vit, ose 1 % e GDP.
Palet ne Kontraten e Koncesionit jane :
EVN – Statkraft – METE
Roli i Koncesionarit
Stakrfat dhe EVN do te jene jointly and severaly pergjegjese perballe METE
Faza para fillimit te ndertimit
- Brenda 24 muaj nga marrja e lejeve, Koncesionari do te paraqese projektin perfundimtar
- Brenda 18 muajve nga miratimi i ketij projekti, do te filloje pune
Perfundimi i punimeve
Banja - 36 muaj
Lozhan Grabove - nga fillimi i punimeve, 72 muaj; lokalizohet ne pjesen e siperme te rrjedhes se lumit Devoll; diga do te ndertohet prane fshatit Lozhan. Godina e centralit do te ndertohet nentoke, 20 km poshte diges, ne afersi te fshatit Grabove
Skenderbegas Cekin - nga fillimi i punimeve, 72 muaj; lokalizohet prane fshatit Skenderbegas ne luginen e Tomorrices; godina e centralit do te ndertohet ne te majte te lumit prane fshatit Cekin
Detaje te projektit
Hydro Power Plant Installed Capacity (MË) Average production (GËh/Y)
Estimated investment cost (€million)
Lozhan-Grabovë
160 468.2 455.7
Skënderbegas-Çekin
114 321.5 357.0
Banjë
45 195.7 137.6
Total 319 985.4 950.0
Punimet civile ne kete project jane llogaritur te zene rreth 83% te vleres totale te investimeve.
20/12/2008