Nën peshën e ëmbël të dëborës
19/02/2009 REPORTAZH/QYTETI I GURTË QË MBAN PREJ 24 ORËSH PESHËN E DËBORËS
Gjirokastra kthehet në një “fushëbeteje” hidhje e pritje topash bore. Më fatlumët, fëmijët
Vendorët raportojnë ku ka pasur bllokime të lëvizjeve me mjete
GJIROKASTËR- Atë mëngjes të ditës së mërkurë të vitit 2008, reshjet e dëborës shfaqen pas katër vitesh “shtegtimi” në qytetin e gurtë. Më fatlumët në këtë ditë të bardhë janë vogëlushët, të cilët kishin një shans më shumë për të luajtur me borën, e cila nuk ka ndërmend të “lëvizë” edhe sot. Lagjja “18 shtatori”, e ndërtuar gjatë tre dekadave të fundit, është kthyer për banorët një “fushëbetejë” me topat e borës. Por, më fatlumi është fotografi i talentuar gjirokastrit, Gëzim Beqiri, i cili ka “rrumbullakosur një kontratë” fitimprurëse, për shkak të kërkesave të shumta të vogëlushëve. Ai për asnjë çast nuk ia lejon vetes t’iu shpëtojë kërkesave të klientëve të vegjël, por edhe të rriturve, të cilët presin me radhë të pozojnë së bashku me dëborën që ka zënë shtrat në qytetin e gurtë.
“Aparati im nuk pushon së ndaluari, pasi kërkesat janë të shumta”, të thotë me sinqeritet, Gëzim Beqiri, fotografi me përvojë 30-vjeçare. Gjatë ditës së djeshme 60-vjeçari ka bërë rreth katërqind shkrepje, dhe sipas tij, numri i tyre do të shtohet në orët në vazhdim.
E bardhë deri në kërcënim...
Dëbora që ka mbizotëruar gjatë 24 orëve të fundit në jug të vendit, pothuajse nuk ka lënë cep të qytetit të Gjirokastrës pa pushtuar. Në zonën muzeale shumëshekullore, lëvizja e automjeteve kryhet vetëm me zinxhirë. Pavarësisht ndërhyrjes së punonjësve të shërbimit publik për të normalizuar situatën, asnjë drejtues automjeti nuk ka mundur të kapërcejë të tatëpjetën e Qafës së Pazarit. Dëbora ka bllokuar edhe lagjet periferike të qytetit, siç janë “Dunavati”, “Manalati”, “Çfaka” etj. Në këto lagje është e pamundur të qarkullohet, ndërsa pushteti vendor ka krijuar grupin e emergjencës që po bën zhbllokimin e rrugëve në këto lagje, por ende pa e normalizuar atë. Kryetari i bashkisë së qytetit të Gjirokastrës, Flamur Bime, i ka kërkuar ndihmë me telefon drejtorit të Drejtorisë rajonale të Rrugëve kombëtare për qarkun e Gjirokastrës, Paqësor Alikos. Ky i fundit i është përgjigjur pozitivisht, duke i “dhuruar” kripë, por situata vazhdon të paraqitet problematike. Ndërkohë, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastër kanë konfirmuar se, deri tani dy rrugë rurale (dytësore) në rajonin jugor shfaqin probleme në qarkullimin e automjeteve, ajo e komunës së Zagorisë (Gjirokastër) dhe komunës së Frashërit (Përmet), pasi trashësia e dëborës i ka kaluar mbi 45 centimetra, ndërsa disa fshatra që ndodhen mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës i ka kaluar 60 centimetrat. Rruga kombëtare Jorgucat-Qafa e Muzinës, rreth 35 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, e cila u bllokua mëngjesin e djeshëm nga reshjet e shumta të dëborës, prej orës 17.00 është bërë e kalueshme për të gjitha automjetet që qarkullojnë në këtë segment rrugor.
Shërbimet publike në gatishmëri
GJIROKASTER- Ndërprerja e energjisë elektrike nga filiali i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Gjirokastër (OSSH) ka qenë një “mollë e ndaluar” për specialistët e këtij shërbimit, të cilët për asnjë çast nuk kanë ulur thikat e transmetimit. Burime zyrtare nga filiali i OSSH-së, pohojnë se furnizimi me energjinë elektrike, pavarësisht kostos së lartë nuk do të ndërpritet. “Investimet që janë kryer gjatë tre viteve të fundit, aktualisht po japin frytet e veta, pasi nënstacioni i ri është në gjendje të përballojë kërkesa akoma më të larta”, të thotë me siguri matematike, Landi Carka, inxhinieri i filialit të OSSH-së.
Ndërkohë, shërbimi shëndetësore në këtë ditë të ftohtë në qytetin e Gjirokastrës ka funksionuar me kohë të plotë, duke shtuar numrin e personelit mjekësor në pavijonin e urgjencës. Drejtori i spitalit civil rajonal “Omer Nishani”, Niko Zhulla, i pyetur nga korrespodenti i gazetës “Metropol”, mbi masat e marra nga institucioni i shëndetësisë, është përgjigjur me pak fjalë “Jemi në gatishmëri për të përballuar çdo situatë, sado problematike të jetë”. Ndërsa, shefi i shërbimeve publike pranë Bashkisë së Gjirokastrës, Përparim Kore, ka pohuar se rrugët kryesore të qytetit janë aktive dhe nuk shfaqin problem, përveç zonës së sipërme të qytetit “Nëse në rast urgjente do të kërkohet ndihma jonë, atëherë punonjësit e shërbimit publik do të ndërhyjnë për të normalizuar situatën”.
Pezullohet mësimi
Procesi mësimor në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të jug të vendit është pezulluar për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës. Vasil Muka, drejtori i DAR Gjirokastër, tha se mësimi në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare që ndodhen mbi zonën muze të qytetit të gurtë është pezulluar, për shkak të terrenit të vështirë. “Procesi mësimor është pezulluar edhe në dy komunat e rajonin jugor Frashër (Përmet), dhe Zagorie (Gjirokastër). Sipas tij, nxënësit e qytetit të Tepelenës dhe Përmetit ka vijuar rregullisht mësimi.
Rrugët janë të kalueshme
Mot i acartë në juglindje, vështirësi në zonat rurale
KORÇE- Rajoni i Korçës po përballet me reshje të shumta shiu dhe dëbore të shoqëruara me temperatura minimale. Burime pranë shërbimit sinoptik bëjnë të ditur se që prej gati një jave zona juglindore e vendit është përfshirë nga një mot i ftohtë, me temperatura nën zero gradë celsius, me erëra të forta e të ftohta dhe me reshje shiu e dëbore. Temperaturat për disa ditë zbritën nga minus 5 gradë celsius, deri në minus 8 gradë celsius. Gjatë ditëve të fundit në qytetin e Korçës trashësia e dëborës arriti në 5 centimetra, ndërsa në zonat malore ajo shkoi deri në 20 centimetra. Shtresa e dëborës në zonat e ulëta ka qenë e pakët, por në zonat malore ajo ka rritur trashësinë e shtresave të mëparshme. Fshati Dardhë është vendi ku shtresa e dëborës është më e madhe, rreth 25 centimetra, por edhe në fshatrat e thellë të Vithkuqit, Liqenasit e Mokrës, pa përjashtuar zonën malore të Kolonjës dhe Devollit. Sipas sinoptikanëve, moti i acartë e me reshje dëbore do të vazhdojë edhe disa ditë. Gjithsesi që të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme, pohojnë burimet zyrtare pranë Emergjencave Civile të prefekturës.
SHKODËR
SHKODER- Rikthehen reshjet e dëborës në qytetet dhe komunat e qarkut të Shkodrës. Dëbora e nisur që një natë më parë në zonat malore ka krijuar situatë emergjence në qarkullimin rrugor. Sipas konstatimeve të forcave të policisë, të cilat kanë mbajtur nën kontroll të gjitha akset rrugore, ndërkohë që kanë qenë në gatishmëri për çdo lloj emergjence, gjatë natës së 17 shkurti në të gjithë qarkun e Shkodrës ka rënë dëborë në lartësinë mbi 300 metër. Për shkak të këtyre reshjeve lëvizja e mjeteve në akset Qafë Çelë - Pukë - Qafë Mali - Qafë Shllak dhe Qafë Mali - Fierzë, është e vështirë edhe me zinxhirë. Në Qafë Mali të rrethit Pukë, në Qafë Bordolec të rrethit Malësi e Madhe dhe në Malin e Shoshit të Dukagjinit, ka rreth 50 centimetër dëborë dhe reshjet në këto zona po vazhdojnë. Gjatë natës në rrethin e Pukës iu është dhënë ndihmë disa mjeteve dhe nuk ka patur bllokime e dalje nga rruga. Ndërsa mjetet borë-pastruese vazhdojnë punën, për mbajtjen e rrugëve hapur.
ELBASAN
ELBASAN- Moti i keq i shoqëruar me reshje dëbore shiu dhe temperatura të ulëta ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në akset rrugore të qarkut të Elbasanit, duke bllokuar edhe disa zona të thella malore. Probleme të mprehta janë krijuar në Qafë-Thanë dhe Qaf-Kërrabë, kur reshjet e dëborës kanë provokuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në rrugët kombëtare. Në Qafë-Thanë trashësia e dëborës ka arritur mbi nga 20-30 cm, po kështu edhe në Qafë-Kërrabë. Policia e Qarkullimit Rrugor ka instaluar shërbime të përforcuara në këto akse rrugore dhe nuk lejon qarkullimin e automjeteve pa zinxhirë. Vështirësi ka patur në vendin e quajtur pishat. Situatë e rëndë nga dëbora është krijuar edhe në aksin Librazhd-Peshkopi dhe në disa rrugë që lidhin fshatra të thellë malorë me zonat urbane. Madje disa fshatra të komunave Rrajcë, Stëblevë, Lenie, Polis etj në nënprefekturën e Librazhdit dhe Skëndëbegas dhe Porocan në Gramsh kanë qenë të izoluara nga dëbora.