Nëna 77 vjeçare qëllon me thikë të birin 48 vjeçar
Krimi në familje vazhdon me përmasa të frikshme.
Kësaj here, si rrallë ndonjëherë, një nënë ka goditur me thikë të birin e saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Domje të Tiranës.
Autorja e krimit është H. Loka, 77 vjeç, e cila ka qëlluar me thikë të birin, Ramazan Loka, 48 vjeç.
Autori ka marrë plagë të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën.
Nëna e viktimës është shoqëruar në polici./ep