E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna apel në News24: Prej orës 7:00 në spital, askush s'më preku foshnjen. Reagojnë mjekët

DURRËS-Një nënë e re ka denoncuar mungesën e shërbimit dhe të etikës në urgjencën e pediatrisë së Durrësit. Zamira Shpata me djalin e saj 14 muajsh Klintonin ka shkuar në pediatrinë e Durrësit rreth orës 7:00 të mëngjesit, ndërsa i mituri ka qenë me temperaturë të lartë. Zamira deklaroi se mjekët nuk ia vizitonin fëmijën, duke i kërkuar që të kthehej në lagjen numër 14 e të bënte vizitën tek mjeku i lagjes ku të pajisej edhe me një letër rekomande para se të vinte në Urgjencën e Pediatrisë.

Zamira tregon se pas më shumë se dy orësh është vizituar fëmija i saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe fjalët fyese nga ana e personelit shendetësor. Për News 24, Zamira theksoi se një mjek i kishte thënë se nuk do t’ia vizitonte fëmijën sepse kishte për detyrë të trajtonte vetëm fëmijët e shtruar në pediatri. “Vetëm pasdite mund të vish në klinikën private i ka thënë mjeku”, tregon Zamira.

News 24 kontaktoi në celular edhe me drejtorin e spitalit Taulant Baku i cili ndodhej për momentin në një mbledhje bordi.
"Të gjithë pacientët të vijnë dhe të denoncojnë në drejtori cdo shqetësim që kanë për të marrë masat e nevojshme ndaj mjekëve dhe personelit. të denoncojnë cdo rast për tu marrë masa të drejtpërdrejta”, tha Baku për këtë cështje.

Ndërkaq nëna e re i është drejtuar drejtorisë për të bërë ankesën e saj për pediatrinë.Vetëm pas ndërhyrjes së News24 fëmija u vizitua nga mjekja dhe mori ndihmën shëndetësore. 

MJEKU: I THASHË MË PRIT, POR ATA U LARGUAN
News 24 kontaktoi në celular edhe me drejtorin e spitalit Taulant Baku i cili gjendej në një mbledhje bordi. "të gjithë pacientët të vijnë dhe të denoncojnë në drejtori cdo shqetësim që kanë për të marrë masat e nevojshme ndaj mjekëve dhe personelit. Të denoncojnë cdo rast për tu marrë masa të drejtpërdrejta tha Baku për këtë cështje. ndërkaq nëna e re i është drejtuar drejtorisë për të bërë ankesën e saj për Pediatrinë”.

Ndërkohë, mjekja Zoica Jani deklaroi se fëmija nuk kishte probleme serioze vetëm temperaturë. “Fëmijës iu hap kartelë një ditë më parë. E kam vizituar sot, kishte temperaturë 38 gradë. I kam thënë të vijojë mjekimin që iu dha nga mjeku dje. Fëmija nuk kishte probleme serioze,vetëm temperaturë. Vizita e fëmijës nuk është shënuar në regjistrin ditor”, tha mjekja Jani.

Teksa akuzave të nënës iu përgjigj dhe mjeku Arjan Deveja “Isha duke trajtuar një fëmijë në gjendje të rëndë. I kam thënë më prit, por ata u larguan”.

(d.b/e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Një nënë apel në News24: Prej orës 7:00 në spital, askush nuk më viziton foshnjen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›