Qeveria, 2.5 mld lekë borxh te qytetarët. BSH: Të martën, ankandi i bonove të thesarit
TIRANË- Qeveria do të marrë sërish borxh të qytetarët e saj. Banka e Shqipërisë njofton se ditën e martë do të zhvillohet ankandi i radhës i bonove të thesarit. Në këtë ankand do të dalin në shitje bono me afat maturimi 6 mujore dhe 12 vjecar kundrejt një shumë të përgjithshme prej 2.5 miliardë lekësh. Kjo shumë koiçidon me të njëjtën vlerë që i duhet qeverisë për të përballuar rritjen e re të pagave dhe pensioneve, që do të hyjë në fuqi me 15 korrik.
Qeveria po merr borxh në një kohë kur deficiti buxhetor vetëm për 5 muajt e parë të këtij viti është rritur me 1.1 herë dhe borxhi publik ka kapërcyer mbi 62.4%, sic e konfirmoi pak ditë më parë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në daljen e fundit publike. Ndërkaq, Ministria e Financave pritet të dërgojë së shpejti për miratim në qeveri urdhërin për kufizimin e shpenzimeve në mes të vitit buxhetor, ashtu sic ka ndodhur edhe gjate viteve të mëparshme.
Pas humbjes së zgjedhjeve, qeveria aktuale nuk e ka më mandatin për të ndërhyrë në buxhet. Gjasat janë që rishikimi i detyrueshëm i buxhetit të ndodhë në muajin tetor nga qeveria e re.
(e.m/News24/BalkanWeb)