E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish turizëm mes ndotjes, Durrësi e Berati vuajnë nga ujërat e zeza

ujrat-e-zezaDurrës/Berat- Edhe pse kolektori u ndërtua dhe u deklarua se nuk do të ketë asnjë ndotje në bregdetin e Durrësit, situata vijon të jetë njësoj si para disa vitesh ose ndoshata më keq.

Filtrat e pastrimit nuk funksionojnë, ndërsa lokalet aty pranë ujërat e zeza i derdhin në det, pasi rrjeti dytësor i kanalizimeve të ujërave të zeza nuk është ndërtuar dhe pse duhet të kishte përfunduar vjeshtën e kaluar. Po ashtu një tjetër problem mbetet dhe furnizimi me energji elektrike, i cili po sjell largimin e turistëve. Kushtet e motit, por edhe zgjedhjet kanë bërë që pushimet këtë vit të nisin me vonesë. Pronarët e hoteleve në Durrës shprehen se vetëm tani në korrik kanë nisur prenontimet.

Por përveç turizmit bregdetar i preferuar është edhe ai kulturor, por edhe ky lloj turizmi vuan nga ndotja. Lumi Osum në Berat është mbushur i gjithi me mbeturinë, duke u kthyer në një burim infeksioni për bënorët apo vizitorët. Qytetarët e Beratit këtë vit kanë nisur të bëjnë plazh në Osum, por kjo sipas specialistëve është cilësuar mjaft e rrezikshme sepse aty derdhen mbetjet e fabrikëssë lëkurës, që kanë përmbatje kimike, po ashtu hidhen mbetjet spitalore dhe ujrat e zeza. Edhe pse kjo situatë ka vite që është e njëjtë, asnjë masë nuk merret si nga qeveria dhe pushtetit lokal, pasi ndotja po e dëmton rëndë turizmin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›