Nëna e Alketës: Do rris fëmijët e vajzës së vrarë, përjetuan keq dhe vdekjen e të atit
TIRANE- Muri i hirtë i shtëpisë tashmë mban dy njoftime vdekjeje. I pari kishte disa ditë që varej në atë mur duke lajmëruar për vdekjen e nuses së asaj shtëpie, por ditën e djeshme aty ishte varur një tjetër njoftim që lajmëronte edhe vdekjen e autorit që shkaktoi tragjedinë.
10 ditë pasi ekzekutoi me automatik bashkëshorten e tij, 35-vjeçaren, Alketa Canin, ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak, edhe autori i ngjarjes 39-vjeçari, Ilirjan Cani. Në familjen e tij janë hapur dyert e mortit, por askush nuk e ka të lehtë që të pranojë atë që ka ndodhur. Në familjen Cani askush nuk do të flasë për tragjedinë e dyfishtë. "Ju e dini si ka ndodhur ngjarja, nuk kemi se çfarë të shtojmë më shumë përveç atyre që janë thënë. Ju lutem na lini rehat në hallin që na ka zënë", pohojnë familjarët e Ilirjan Canit.
REAGIMI
Ndërkohë që në familjen Cani janë hapur dyert e mortit, në familjen tjetër, atë të Alketës, e cila u vra nga dora e bashkëshortit disa ditë më parë, duket se askush nuk do të flasë për këtë ngjarje. Në familjen e Rustem Agalliut, babait të 35-vjeçares askush nuk do t`ia dijë se çfarë ka ndodhur në familjen tjetër, ku kohë më parë jetonte vajza e tyre. 60-vjeçarja, Fluturie Agalliu sqaron se pas vdekjes së vajzës së tyre nuk ju bën më asgjë përshtypje.
"Ne nuk e kemi parë lajmin në televizor se nuk e ndezim, por na thanë komshinjtë këtu rrotull. Nuk kemi asgjë për të thënë, nuk na intereson asgjë që ka lidhje me ata. Tani që unë futa vajzën në dhe, pse duhet të më interesojnë ata. Nuk dua t`ia di për asnjë në atë familje", pohon nëna e Alketa Canit.
60- vjeçarja, Fluturie Agalliu pohon se pas vdekjes së vajzës së saj, ajo ka vetëm një mision që të rrisë dy djemtë e Alketës.
"Pas vdekjes së saj, qëllimi im i vetëm është që të rris fëmijët e saj. Ata e kanë përjetuar keq vdekjen e nënës së tyre. Djali i madh ka marrë vesh edhe për vdekjen e babait të tij dhe nuk e ka përjetuar fort mirë", përfundon fjalën e saj, nëna e Alketa Canit.
Kjo e fundit u ekzekutua më 15 korrik nga dora e bashkëshortit të saj. Ilirjan Cani qëlloi pesë herë me automatik mbi bashkëshorten e tij, duke e lënë atë pa jetë. Pak minuta më vonë, 39-vjeçari, me detyrë si kapter në Zall-Herr qëlloi edhe mbi veten e tij në pjesën e kraharorit. Menjëherë pas kësaj, kanë qenë familjarët e Ilirjanit ata që e kanë transportuar atë për në Spitalin Ushtarak dhe që kanë lajmëruar forcat e policisë. Burime pranë këtyre të fundit, por edhe familjarët e të dy palëve sqaruan se çifti prej disa kohësh kishin pasur konflikte mes tyre. Mësohet se shkak për zënkat mes tyre ishte bërë xhelozia e 39-vjeçarit dhe pija e tij e vazhdueshme, e cila ka degjeneruar herë pas here në dhunë familjare, deri në ngjarjen e fundit ku humbi jetën 35-vjeçarja, Alketa Cani. Pas vrasjes së saj, autori i krimit qëndroi në reanimacion plot 10 ditë, por pa mundur dot që t`u mbijetonte plagëve të marra gjatë vetëplagosjes.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)