Greqi, nesër në Athinë do të zhvillohet grevë 24 orëshe
ATHINE - Qendra Punëtore e Athinës (EKA) ka shpallur për nesër e martë grevë 24-orëshe, ndërkohë që Konfederata e Përgjithshme Sindikale (GSEE) u bën thirrje gjithë punonjësve të pellgut të Atikës të marrin pjesë dhe t'i bashkohen tubimit në sheshin Klathmonos, në qendër të kryeqytetit.
Tubim më vete organizon edhe Fronti Luftarak Punëtor (PAME), në sheshin Omonia.
Por edhe sindikatat e punonjësve të medias kanë shpallur grevë 48-orëshe për të martën dhe të mërkurën.
Në kuadër të grevës 24-orëshe nuk do të funksionojë gjatë gjithë kohës metroja e Athinës, ndërsa punonjësit do të vendosin nëse do t'i vazhdojnë reagimet e tyre, pasi, sipas sindikalistëve, ky sektor i transportit ndodhet në "proces shpërbërjeje" kryesisht për shkak të mungesave serioze në personel, gjë që nuk lejon të kryhen me siguri të plotë itineraret.
- Punonjësit e autobusave urbane dhe trolejbusave do të ndërpresin punën nga fillimi i turnit deri në ora 07,30 dhe nga ora 22,00 deri në përfundim të turnit.
- Punonjësit e tramvajit, do të ndërpresin punën nga fillimi i turnit deri në ora 08,00 dhe nga ora 22,00 deri në përfundim të turnit.
(Anila Jole/Balkanweb)