E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, pronari i anijes “Costa Concordia” akuzon kapitenin

DURRËS- Kapiteni i anijes kroçere që u përmbys të dielën në brigjet italiane ka bërë një devijim të paautorizuar dhe pa aprovuar të kursit të lundrimit. Deklarata është bërë nga vetë pronari i anijes lundruese “Costa Concordia”, e cila hasi në disa shkëmbinj, ndërsa i afrohej ishullit të Giglios.

Bosi i kompanisë së lundrimit që zotëron anijen “Pier Luigi Foschi”, akuzoi kapitenin Francesco Schettino se lundroi shumë pranë ishullit në mënyrë që ti tregonte anijen banorëve. Ndërsa kapiteni thotë se shkëmbinjtë që anija goditi nuk ishin në hartën e tij. Gjatë një konference për shtyp në Xhenova, Foschi kërkoi falje për incidentin, ndërsa tha se gabimi njerëzor nuk mund të mohohet.

Ndërkohë Prokuroria italiane ka vendosur të mbajë nën arrest kapitenin e anijes, i cili dyshohet se u largua nga mjeti lundrues, ndërsa pasagjerët ishin ende në bord. Ekipet e shpëtimit rinisën gjatë pasdites kërkimet për të mbijetuar, por pas tre orsëh pune i ndërprenë për shkak të motit të keq. Pikerisht sot u gjet edhe viktima e 6-të e kësaj tragjedie, ndërsa 16 të tjereë konsiderohen ende të zhdukur.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›