Nëna e Franc Konomit: E di kush e vrau djalin tim
TIRANE-Girat dhe shtanga, me të cilat ai stërvitej çdo ditë, janë aty. Të mbuluara nga pluhuri. Të paprekura që prej dy vjetësh. “Askush nuk arrin t’i ngrejë me një dorë, siç bënte Franci”, - na thotë nëna e tij 71-vjeçare. Jemi në shtëpinë e Franc Konomit, (sot mbushen 2 vjet nga vrasja e tij) i ekzekutuar në 08 korrik 2010. Me sy të përlotur drejtuar mbi ato hekura, nëna e tij e moshuar na fton të hyjmë brenda në banesën në një prej rrugicave pranë “Shkollës së Kuqe”. Një shtëpi e thjeshtë përdhese, me një oborr të vogël dhe me dy dhoma është ajo çka, një prej djemve më të njohur të fillim viteve ’90-të në Tiranë, ka lënë pas. Vapa mbytëse e fillimit të korrikut, ndihet akoma më shumë në shtëpinë përdhese, sa që e bën të pamundur qëndrimin në oborr. Kristina Konomi, një mësuese e dalë prej vitesh në pension, na fton në atë që ajo e quan “dhoma e Francit”. “Kjo dhomë ishte pothuajse e rrënuar. Tavani ishte gati në të rënë dhe pllakat kishin dalë nga vendi. E ka rregulluar të gjithën Franci dhe këtu rrinte gjatë kohës që vinte në Shqipëri.”, – rrëfen nëna, teksa mes duarve kalon albumet e fotografive. Dhoma i ngjan një muzeu fotografish. Në çdo cep të saj gjenden fotot e Francit, në pjesën më të madhe të tyre duke treguar trupin e mbuluar nga muskujt, për të cilët ai krenohej në ato kohë në Tiranë. Në një kënd të dhomës, Kristina Konomi ka “krijuar një kult” për të birin. Një kryq i madh i rrethuar me foto të shumta të Francit, të cilat ajo i përkëdhel dhe i puth herë pas here. “E kam veç në foto. E shoh, por zërin nuk ia dëgjoj.”
E ulur në vendin ku dikur rrinte Franci, Kristina nis të rrëfejë dhimbjen që ka përfshirë familjen e saj. Ajo e ka ende peng që nuk ishte në Shqipëri ditën e vrasjes, ndërsa vëllezërit e Francit, ende nuk ia falin që vëllai i tyre nuk i kishte thënë asgjë për konfliktet që kishte, në mënyrë që t’i rrinin pranë. Ajo rrëfen jetën e Francit që në fillim të viteve ’90-të dhe miqësinë e tij me Naim Zyberin; emigrimin e tij në Greqi, Gjermani e Spanjë, si dhe kërkon zbardhjen e vrasjes të së birit, vrasje e cila sipas saj, është porositur nga Spanja. “Unë nuk i di shkaqet, por di që vrasja e djalit tim është paguar nga Spanja”.
Tashmë, dy vjet pas vrasjes së tij në mes të Tiranës, nëna ende nuk di arsyen pse i biri u vra. E përhumbur dhe e kapluar nga dhimbja, ajo kërkon një përgjigje, një përgjigje dhe prangosjen për ata që i vranë djalin. “Nëse të vdes burri, je e ve. Nëse të vdesin prindërit, je jetim. Nëse të vdes fëmija nuk ka një emër.”, - thotë ajo.
U bënë 2 vjet nga vrasja e djalit tuaj, Franc Konomi. Çfarë është bërë gjatë këtyre dy viteve me hetimet, me aq sa ju keni dijeni?
Asgjë. Absolutisht asgjë. Kam vajtur bashkë me djalin tek prokurori dhe djali shumë i revoltuar shprehej se si ka mundësi që 2 vjet dhe akoma nuk është zbardhur e vërteta, nuk kanë dalë fajtorët, nuk janë ndëshkuar.
Prokurori na priti shumë ftohtë. Prisja një pritje më të mirë, por jo. E pyetëm prokurorin se ku të trokasim dhe ai na tha ‘shkoni në Polici se atje do ta merrni përgjigjen’. E pashë që çdo përpjekje, çdo tentativë e imja ishte e kotë. Nuk mora asnjë përgjigje, nuk më ndihmoi asnjeri. Jo se do ma sillnin djalin në jetë, por të paktën të më qetësonin shpirtin dhe t’i ndëshkonin ata fajtorë, ata që e kryen krimin me gjakftohtësi. Ata me gjakftohtësi e kanë ndjekur, kanë ardhur këtu tek lagjja. Më ka thënë një mësuese që ‘kam parë dy vetë me motor dhe skafandër që i vinin nga prapa dhe ai nuk kuptoi asgjë’. Unë prisja që drejtësia t’i ndëshkonte këta njerëz që në fillim, sepse kjo ngjarje ka ndodhur në mes të ditës dhe nuk kishte asnjë polic në zonë. Aty është dhe banka që ka kamera dhe filmon rrugën, por i mohuan dhe kamerat, thanë që ‘nuk kanë filmuar gjë, sepse kanë pasur defekt atë ditë’. Mua nuk më besohet që kanë pasur defekt. Telefonatat në celularin e djali tim janë fshirë. Nuk janë, nuk ekzistojnë. Pse duhet ta bënin këtë? Çfarë kanë dashur të fshehin? Ma lanë djalin atje gjysmë ore të lëngonte, të derdhej gjaku si lum dhe askush nuk u afrua ta ndihmonte, por e mbuluan me batanije. Por Zoti i ndëshkoftë dhe Zoti do t’i ndëshkojë. Një ditë do të ndëshkohen të gjithë. Unë kam pritur, u bënë dy vjet. Qajmë çdo ditë. Ata nuk na kanë vrarë vetëm djalin, por na kanë vrarë familjarisht. Më është shkatërruar dhe djali tjetër, i cili ka shqetësime të shumta. Më mirë në varfëri, se sa të jetosh në mes të këtyre krimeve që ndodhin në mes të ditës dhe nuk zbardhen.
I thashë prokurorit, ata janë të armatosur, ata janë vrasës me pagesë, por fëmijët e mi nuk guxojnë të vijnë në Shqipëri, sepse kanë frikë, pasi ata mund të bëjnë dhe një krim tjetër se thonë: “Është vëllai i Franc Konomit”. Po, është e vërtetë më tha prokurori. Po atëherë çfarë duhet të bëjë unë? Asnjë përgjigje nga prokurori. Kemi frikë, sepse autorët lëvizin në gjithë Evropën me pasaporta false dhe janë të armatosur. Tjetri dergjet në morgun e Spanjës prej më shumë se një viti dhe nuk e kanë nxjerrë, sepse nuk e merr njeri. Spanja i kërkon vrasësit e djalit tim, por ata qarkullojnë të lirë. Nga Spanja u futën këtu. Si u futën këtu ata? Një i afërm më ka thënë se kur ata bënë vrasjen në Spanjë, në mes të ditës, të fotografuar dhe ikën të qetë, jo më këtu në Shqipëri që largohen pa asnjë problem.
Nga ajo çka ju keni arritur të merrni vesh përmes hetimeve ose miqve të Francit, cili ishte motivi i vrasjes së djalit tuaj?
Të afërmit dhe miqtë e Francit thonë kështu: “E vranë se e kishin frikë. E vranë se ishte trim”. Franci një kohë të shkurtër ndenji në Spanjë, ndërsa ata kishin 17 vjet që merreshin me aktivitet dhe Franci im, nuk ka pasuri. Këtë shtëpi ka. Ata kanë dy makineri që numërojnë lekët dhe natyrisht, ai që ka lekun paguan. Franci ishte i qetë, sepse nuk kishte qëlluar njeri, nuk kishte konflikt me njeri dhe s’kishte pse të mbante armë me vete ose të ruhej kur lëvizte. Nëse Franci do të kishte konflikt, do të kërkonte dhe ndihmën e dy vëllezërve të tij, por ai erdhi në Greqi e ndenji dy javë dhe nuk shfaqi asnjë shqetësim.
Pra, ju jeni e bindur që vrasja e djalit tuaj ka ardhur nga Spanja?
Po, po, ka ardhur nga Spanja, por pa shkak. Unë nuk e di shkakun. Di vetëm që ka qenë e paguar.
Të kthehemi dhe një herë tek dita e ngjarjes. Ju keni qenë në Greqi në atë kohë. Si e morët vesh lajmin?
Një komshi që kemi pasur tek shtëpia e vjetër merr në telefon djalin dhe i thotë: “Adi, po të jap një lajm të keq. Francin e kanë vrarë”. Nuk kishte tronditje më të madhe. Kemi udhëtuar për gjithë natën, se unë nuk kisha dokumente, por nuk do ta harroj kurrë atë udhëtim.
Kur ka qenë komunikimi juaj i fundit me Francin, përpara ngjarjes?
Më merrte në telefon çdo ditë dhe interesohej për ne. Për mua nuk ka vlerë asgjë më shumë se sa fjala e ëmbël. Takimi i fundit ka qenë ato dy javë që erdhi në Greqi, erdhi bashkë me nusen gjermane dhe me vajzën e vogël dhe ato dy javë kanë qenë ditët më të bukura. Pas dy javësh ai u nis për në Shqipëri dhe flisnim çdo ditë në telefon. Vetëm kur marr vesh lajmin që më vrau, më dërrmoi. Edhe vetë habitem se si po vazhdoj të jetoj pa atë djalë.
Po gjatë asaj kohe që ishte aty, nuk ju ka shfaqur asnjë shqetësim ose problem që mund të kishte?
Jo, jo, asgjë. Madje djali pas ngjarjes, në dhimbje, thoshte: “Po pse nuk më the o vëlla se si i kishe problemet dhe t’i zgjidhnim bashkë?”. Kjo gjë e bën që të vuajë akoma më shumë djalin.
Pas vrasjes së Francit, është folur shumë mbi lidhjet e tij me “të fortët e Tiranës”, grupe që ishin në fillim të viteve 1990. Si është e vërteta e përfshirjes së Francit në këto grupe dhe miqësia e tij me disa personazhe që tashmë nuk jetojnë më?
Nuk ka qenë Franci ai që ka vrarë Gaz Muçën, por ka qenë tjetër kush. Është bërë dhe gjyqi dhe ai ka marrë pafajësi. Ishin ato karakteristika që ia nxinin biografinë. Ka pasur gabime, pa dyshim. Ishte mosha e adoleshencës dhe ishin vite të trazuara. Franci kishte fizik të zhvilluar dhe kishte sedër, nëse dikush i ngacmonte shokun, ai hynte për ta mbrojtur. Naim Zyberin, Franci e ka njohur dhe kanë ndenjur bashkë. Naimin e kam njohur dhe vetë dhe ishte djalë trim dhe trima të tillë rrallë vijnë.
Në media është folur shumë keq për Francin dhe janë shkruar shumë gjëra të pavërteta.
Franci ka lënë një vajzë të vogël 4 vjeçe dhe bashkëshorten gjermane. A keni komunikuar ju me të pas ngjarjes dhe a ju respekton ajo?
Ajo është shumë e respektueshme dhe shumë e dashur me ne. Kam shkuar me djalin në Gjermani dhe na ka pritur shumë mirë. Ajo ka ardhur dhe këtu dhe është tronditur shumë, sepse ka një fëmijë me Francin dhe Franci e ka trajtuar shumë mirë, sepse e ka dashur me zemër. Ajo është ende e re dhe tashmë ka jetën e saj dhe ne s’mund ta ndalojmë që ajo të vazhdojnë jetën, por ajo na telefonon vazhdimisht dhe interesohet për ne. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që vajza e vogël është në Gjermani dhe ne nuk kemi mundësi për ta takuar, por ajo na ka premtuar që do vijë në Shqipëri. Por sido qoftë, kur nuk është djali im, gjërat janë më ndryshe, sepse ishte ai që na bashkonte.
Keni një mesazh për drejtësinë shqiptare, sot, 2 vjet pas vrasjes së djalit tuaj?
Unë them që këtu nuk ka drejtësi, këtu nuk vepron ligji, këtu është anarshi. Nëse djali im kishte bërë gabime, t’i vuante gabimet, të dënohej nga ligji, por jo të vritej kur ishte i pafajshëm. Unë kërkoj që të gjenden fajtorët, të dënohen. Si ka mundësi që dy vjet qëndrojnë në heshtje dhe pushohet çështja? Kur ata i kërkon Spanja, nuk ka si të pushohet çështja, por duhet të arrestohen. Pse nuk po kapen? Dihet se cilët janë, dihet se cilët e kanë bërë. Ata nuk kanë bërë vetëm një vrasje. Një di unë, por ata mund të kenë bërë dhe shumë të tjera. Djali im nuk u kishte bërë asgjë, sepse po t’u kishte bërë gjë do ruhej dhe do armatosej, por ai lëvizte i qetë. Unë kërkoj dhe nuk do ndaloj së kërkuari, që personat që vranë djalin tim të arrestohen dhe të përgjigjen përpara ligjit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)