Raporti vjetor i KQZ-së tek “Ligjet”, mungon Ristani
TIRANE – Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, nuk është paraqitur sot në Komisionin e Ligjeve për të raportuar në lidhje me punën vjetore të institucionit që drejton.
Për arsye ende të panjohura, kreu i KQZ-së ka preferuar që punën vjetore të KQZ-së ta raportojë Komisionin e Ligjeve Sekretarja e Përgjithshme Arjola Mancaku.
Mungesa e kreut të KQZ-së në mbledhje ka shkaktuar reagimin opozitës, e cila e ka konsideruar të padrejtë mosparaqitjen e Ristanit në Komision.
Deputeti socialist Damian Gjiknuri deklaroi se është i papranueshëm fakti që një raportin kaq i rëndësishëm të bëhet nga sekretarja e përgjithshme e institucionit.
Ndërkohë kryetari i Komisionit të Ligjeve theksoi se mungesa e kreut të KQZ-së nuk është aspak shqetësuese, pasi Sekretarja e Përgjithshme është kompetente për të dhënë përgjigje.
(er.nu/BalkanWeb)