Nëna e Gaz Muçës: E kam mbyllur këtë histori
Liljana Muça: Nuk dua të më riktheni kohën e tmerrshme që i mori jetën dy djemve të mi
TIRANË- Edhe pse kanë kaluar 20 vjet, emri i Gaz Muçës është ende i njohur në zonën që dikur ishte vetëshpallur mbret. Edhe fëmijët e dinë adresën e tij dhe sapo i pyet të tregojnë me gisht një nga parafabrikatet e vjetra ku ende ndodhet familja Muça. Shtëpia ndodhet në katin e pestë të pallatit.
Për anëtarët e tjerë të familjes Muça, kapitulli i vrasjeve quhet i mbyllur.
Sapo mëson se në derë ka ardhur një gazetar, ajo përgjigjet shkurt: Për mua kjo histori është mbyllur që kur kam varrosur djemtë e mi. Nuk dua asnjë të mi kujtojë. Ne nuk kemi asgjë për të thënë dhe për të kërkuar nga ajo që ka kaluar".
Me një mirësjellje të sforcuar për shak të dhimbjes që ende nuk ka zënë kore në shpirtin e saj, Liljana kërkon që ta lënë të qetë e nuk guxon të përmëndë as emrin e njeriut që përflitet se ekzekutoi djalin e saj. Ajo jeton e vetme me nusen e djemve dhe fëmijët e saj. Pas vrasjes së Gaz Muçës, nusja e tij mbeti e ve me një fëmijë të vogël për të rritur.
Pak vite më pas ajo martohet me vëllanë e Gazit, Taulant Muçën. Por pak vite më pas edhe vetë Taulanti u vra pak metra larg shtëpisë së tij. Por Liljana Muça i ka vënë kapak ngjarjes që i mori jetën dy djemve të saj. Pikërisht në këtë apartament modest ka ndërtuar një të ardhme.