E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna e Jobs'it nuk e di se i ka vdekur djali

Duhet të jetë e vështirë që të gjesh ende njerëz në botë që të mos jenë venë në dijeni për vdekjen e “babait” të “iPhone” dhe “Apple”.

Megjithatë, pas të gjithë fushatës që u bë si rrjedhojë e ndarjes nga jeta të një prej njerëzve që i kanë bërë më shumë për teknologjinë informatike dhe pas të gjithë ngushëllimeve që kanë ardhur nga e gjithë bota, nëna biologjike e tij nuk e di ende këtë fakt.

Joanne Simpson, e cila dha për birësim Jobs-in pasi mbeti shtatzanë kur ishte vetëm një studente, është duke vuajtur një formë e rëndë e sklerozës në një klinikë për të moshuarit në Los Anxhelos dhe mjekët kanë vendosur që të mos ta trazojnë me këtë lajm, pasi është e sigurt që nuk do të kuptonte se për kë bëhej fjalë.

79-vjeçarja është në një gjendje aq të rëndë, sa që e ka të vështirë të kujtojë edhe emrin e saj, ndërsa ka humbur aftësinë për të dalluar dhe komunikuar me të afërmit e saj.

Steve, emri i vënë pikërisht nga ajo, lindi në vitin 1955, si biri i Abdulfattah John Jandali, një emigrant sirian dhe Joanne Schieble, e cila ishte studente në atë kohë.

Duke qenë të pamartuar dhe nga frika e paragjykimit prej komuniteteve të tyre, çifti dhe për birësim djalin e tij tek Paul dhe Clara Jobs. Ende shumë e re dhe e frikësuar, Joanne përzgjodhi midis mundësive atë që iu duk si çifti që mund t’i jepte edukimin më të mirë djalit të saj.

Joanne Simpson u martua më pas me të dashurin e saj sirian dhe lindën një vajzë, Mona Simpson, një noveliste e njohur. Më pas, ata të dy u divorcuan dhe gruaja u rimartua.

Besohet se Jobs ka vendosur kontakt me Joanne përpara se të vdiste, por nuk e bëri këtë asnjëherë me babain e tij, i cili gëzon një gjendje të mirë shëndetësore në të 80-tat e tij dhe i kërkoi publikisht një takim djalit të tij biologjik. /tch/

Kalifornia e shpall 16 tetorin si Dita e Steve Jobs

Guvernatori i Kalifornisë ka zgjedhur një ditë për ta pagëzuar si dita e Steve Jobs: 16 tetori, data e njëjtë që Apple do të mbajë një moment përkujtimi në Universitetin Standford.

Në një cicërimë të dërguar tek më shumë se 1 milion përcjellësit e tij në Twitter gjatë mbrëmjes së të premtes, guvernatori Jerry Brown tha: “Kjo diel do të jetë Dita e Steve Jobs në Shtetin e Kalifornisë.”

Jobs ndërroi jetë më 5 tetor dhe ishte varrosur dy ditë më vonë gjatë një furnerali të vogël privat. Që nga kjo ngjarje, njerëz të shumtë – duke përfshirë kryetarin e Shtetet e Bashkuara, Barack Obama, Bill Gates i Microsoft dhe Mark Zuckerberg i Facebook – janë ndjerë si të pikëlluar për të dhe i kanë përmendur të arriturat e tij.

Disa momente përkujtimore gjithashtu janë bërë për ta nderuar njeriun i cili bashkëthemeloi ndërmarrjen Apple me Steve Wozniak. New York Times raportoi gjatë të premtes që 16 tetori do të jetë dita kur Apple mban një ngjarje përkujtimi për Jobs në Universitetin Standford për “ekzekutivët e shquar të Silicon Valley”. Jobs kishte dhënë një ligjëratë në Standford në vitin 2005, të cilën mund ta shihni më poshtë.

Më herët, Apple lajmëroi që do ta bëjë një ngjarje përkujtimi vetëm nga punëtorët për Steve Jobs më 19 tetor në selitë e ndërmarrjes në Kupertino të Kalifornisë. /pcworldalbanian/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›