Nje kure per shurdhimin objektiv i shkences

Akademia e Mjekesise ne Nju Jork organizoi keto dite nje konference me perkrahjen e Fondacionit te Shendetit per te paraqitur nje kure ndaj shurdhimit te shkaktuar nga qelizat e demtuara ne vesh. Rreth 37 milione amerikane vuajne nje forme e humbjes se degjimit duke perfshire nje kompozitor te Broadwayt i cili perballet me shurdhim te thelle.
Kjo muzike dinamike eshte veper e Jay Alan Zimmermanit nje kompozitor nga Nju Jorku me humbje te madhe te degjimit. Ate e quajne edhe Beethoveni i Brodueit. Pjesa e titulluar Roboticus eshte rreth nje njeriu qe permireson trupin e tij me pjese artificiale per tu bere robot.
Kjo eshte zgjedhja qe une perballem A te marr nje pajisje degjimi te implantuar ne vesh dhe te behet nje njeri Bionic Ne qofte se kjo me kthen degjimin normal une do ta merrja menjehere.
Per kete gjendje qe e hodhi Zimmermanin boten e heshtjes 10 vjet me pare nuk ka diagnozes. Ai gjithashtu mbeshtetet tek drita per te plotesuar muziken e tij. Zimmerman thote se problemi i tij degjimit mund te jete pasoje e demtimit te sensoreve ne vesh qe te transmetojne sinjale zanore ne tru.
Megjithese pajisja elektronike e njohur si implant koklear permireson degjimin ajo nuk lejon shijimin e muzikes ose te gjitha bukurive te zerit. Zimmerman parapelqen te prese derisa shkencetaret te gjejne nje menyre per rigjenerimin e qelizave te demtuara te veshit.
Nderkohe shkencetaret kane siguruar nje informacion te vlefshem nga nje burim i papritur.
Dr. Mark Warchol Uorkol i fakultetit te Mjekesise ne Universitetin Uashington shpjegon se cfare te rejash ka sjelle ky informacion.
Veshi i pulebardhes avian ka aftesi te rigjeneroje receptoret ndijor pas lendimit. Shurdhimi i nje zogu per shembull rezulton te jete nje gje shume i perkohshme. Brenda disa javesh te gjitha qelizat e vdekura ose te demtuara ndijore zevendesohen nga qeliza te reja.
Ndryshe nga pulat njerezit nuk mund te zevendesojne qelizat ndijore qe i humbin nga plakja ose zhurma e madhe.
Shkencetaret ne takimin e akademise mjekesore te Nju Jorkut vune ne dukje se trupi i njeriut nuk ka kapacitet te zevendesoje apo rigjeneroje qelizat e vdekura ose te demtuara ne lekure ne aparatin e tretjes dhe ne melci. Dr Andrew Groves i Shkolles se Mjekesise Baylor thote se shkencetaret jane duke u perpjekur ti japin njeriut aftesi qelizave ndijore ose te degjimit qe jane edhe me te komplikuara.
Problemi mund te ndahet ne dy procese te thjeshta per te riparuar dicka nevojiten me shume qeliza dhe e dyta qelizat duhet te ndahen. Pra per te kuptuar se cfare e detyron qelizen te ndahet dhe pastaj te ndalet ne kohen e duhur kjo eshte shume e rendesishme te kuptohet.
Por studiuesit thone se thjeshtimi i problemit mund te marre 10 vjet dhe dhjetra miliona dollare per te financuar kete perpjekje.
Tani per tani Jay Alan Zimmerman eshte nuk pranon te trajtohet me operacion ndersa pret per nje kure. Ai thote se do te vazhdoje te kompozoje muzike dhe ti interpretoi ato per teatrin ne Broduej.